×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nënshkruan tri marrëveshje të rëndësishme me Suedinë për ekstradim dhe ndihmë juridike

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Sekretarin e Shtetëror të Mbretërisë së Suedisë, Mikael Kullberg. Pas takimit, ata nënshkruan tri Marrëveshje Bashkëpunimi që fokusohen në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

    Republika e Kosovës bëhet kështu shteti i parë në Ballkan që lidhë marrëveshje të tilla me Suedinë, një hap i rëndësishëm në avancimin e partneritetit mes dy vendeve.

    Në njoftim thuhet se ministrja Haxhiu theksoi se “ky akt është një hap tutje në avancimin dhe thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në fushën juridike ndërkombëtare,”

    Marrëveshja e parë, për Ndihmë Juridike të Ndërsjellë në Çështjet Penale, ka për qëllim krijimin e një baze ligjore dypalëshe që do të harmonizojë procedurat për ndihmë juridike mes dy vendeve, duke garantuar një bashkëpunim më efikas.

    Marrëveshja për Ekstradim, e cila është gjithashtu e rëndësishme, “përmban rregullime të hollësishme për procedurat që do të ndiqen nga momenti i parashtrimit të kërkesës për ekstradim deri në dorëzimin e personit të ekstraduar,” theksoi ministrja.

    Ndërsa, Marrëveshja për Transferimin e Personave të Dënuar synon të përmirësojë bashkëpunimin në fushën e drejtësisë dhe rehabilitimin social të personave të dënuar, duke lejuar transferimin e tyre për ekzekutimin e dënimeve në shtetin e vendbanimit të përhershëm.

    Këto marrëveshje shënojnë një hap të rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës dhe forcimin e sistemit të drejtësisë.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme24 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e reja...
    Lajme24 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies së tij, më 24...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është adresa kryesore e agresionit në Banjskë dhe e fshehjes së Milan Radoiçiqit, kryesuesit të...
    Të tjera
    Lajme24 Shtator 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht të këtij...
    Lajme24 Shtator 2024
    Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim Bunjaku, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit...
    Kronika24 Shtator 2024
    Një 79-vjeçar në Ferizaj kishte gjetur një kuletë me para dhe dokumente. Siç ka njoftuar Policia, sot rreth orës 11:00 qytetari nga...
    Lajme24 Shtator 2024
    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, e ka akuzuar zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano se “po e njeh Kosovën”, duke i reaguar...
    Lajme24 Shtator 2024
    Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Ajo...
    Sport24 Shtator 2024
    Këngëtarja shqiptare, Enisa ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke performuar në stadiumin e New York-ut para ndeshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.