Pas dorëheqjes së ish-Presidentit,HashimThaçi, të cilit iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale, vendi po udhëhiqet nga U.D e Presidentit, Vjosa Osmani.
Deri tani, partitë nuk kanëmundur tëgjejnëkonsensus për zgjedhjen e një Presidenti të ri dhe kjo sipas analistëve çon pashmangshëm në zgjedhje të reja parlamentare.
Analistët parashohin që në shkurt të ketë zgjedhje parlamentare në vend.
Analisti politik, RamushTahiri në prononcim për Front Online ka thënë se pas kalimit të afateve kushtetuese dhe procedurave ligjore vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Gjasat janë që vendi të shkojë në zgjedhje, çështjaështë kur, sipas meje duhet të shkohet në fund të shkurtit”, ka thënë Tahiri.
Ai tregon edhe datat e mundshme se kur do të mbahen zgjedhjet.
“Brenda 2 javë ditësh munden me qenë me kalendarë, 2 të diele ose 3 të diele, mund të jenë datat 21 shkurt, 28 shkurt në varësi se si e llogarit Vjosa Osmani ose 7 mars”, ka thënë ai.
Sipas analistit Tahiri nuk pritet një fitore e madhe e vetëm një partie por që Vetëvendosja (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të vazhdojnë të jenë forcat kryesore politike në vend.
“Me gjithë sondazhet dhe analizat këto 3 parti do të vazhdojë të jenëprapë partitë kryesore dhe pas koalicionit paszgjedhorë nuk krijohet Qeveria, mirëpo nuk do të ishte e mundur zgjedhja e Presidentit,por patjetër duhet njëbashkë marrëveshje për mei siguru 80 vota”, është shprehur ai.
Kurse lidhur me kandidimine Vjosa Osmanit në një listë me VV-në, RamushTahiri parasheh që të mos ketë sukses të madh për këtë të fundit, pasi do të jetë nën hijen e VV-së.
Hoti: Vjosa Osmanin e pret fati i Nexhat Dacit
Edhe profesori universitarë, Afrim Hoti, thotë se me këtë situatë vendi në shkurt do të shkoj në zgjedhje nëse dështon zgjedhja e Presidentit.
“Brenda 6 muajve që i bie diku kah marsi apo prilli më së largu duhet vendi ta ketë Presidentin e ri, nëse kjo nuk është e mundur, të shkohet në zgjedhje brenda 45 ditëve, që i bije kah shkurti me i mbajt zgjedhjet”, ka thënë Hoti .
Profesori Hoti thotë se edhe pas zgjedhjeve nuk pritet ndonjë ndryshimi forcave politike, por që duhet një unifikim i qëndrimeve pas zgjedhjeve për Presidentin dhe për marrëveshjen finale me Serbinë.
“Nuk besoj që do të ketë shumë ndryshim në kuptimin e zgjedhjeve sepse prap edhe pas zgjedhjeve partitë duhet me u ulë dhe me gjet një marrëveshje për Presidentin në mënyrë që t’i kthehen njëçështje shumë tënxehtë që e kemi para vetes qëështë marrëveshja me Serbinë”, ka thënë ai për Front Online.
Kurse sa i përket kandidimit të Vjosa Osmanit në zgjedhje Hoti thotë se Osmani duhet të ketë një qëndrim ose të shkoj me VV-në ose të kthehet në LDK.
Por, sipas profesorit Afrim Hoti, Vjosa Osmanin e pret fati i Nexhat Dacit i cili u largua nga LDK-ja dhe tashmë nuk është pjesë e skenës politike.
“E kundërta e kësaj mendoj se do ta ketë fatin e Nexhat Dacit dhe subjekteve tjera që janë ndarë dhe më pastaj kanë kërkuar ribashkimin ose eventualisht janë fundosur krejt”, është shprehur Hoti.
Kryetari I LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar një tryezë të partive parlamentare, por që ajo ende nuk është mbajtur.
Ndërkaq partitë e tjera përveç VV-së, kanë shprehur gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë tryezë, por duke mbajtur qëndrimet e tyre për postin e Presidentit.