×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova me propozim unik për simbolin e gjenocidit

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2022

    Aktivisti dhe ish i burgosuri politik Bardhyl Mahmuti, që tashmë udhëheq me Qendrën “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, i ka dhënë vetes një detyrë të re. Në kuadër të aktiviteteve për dokumentimin e gjenocidit të kryer ndaj qytetarëve të Kosovës nga ana e institucioneve shtetërore të Serbisë, Qendra ka filluar me kërkesa konkrete në institucionet e Kosovës që të përzgjedhin lulëkuqen me katër petale si simbol të gjenocidit të kryer në Kosovë.

    Kjo fushatë ka gëzuar një mbështetje të gjerë.

    Në një intervistë për FrontOnline, Mahmuti ka dhënë një përgjigje zërave se kjo lulëkuqe është simbol edhe i vendeve tjera për të rënit për atdhe dhe nëse kjo është një imitim i logove tjera.

    Ai ka zbërthyer edhe mesazhin e shenjave që përmbanë rrethi brenda petaleve, për të simbolizuar gjenocidin e kryer nga ana e Serbisë në Kosovë.

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

    Më 16 nëntor Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” kërkoi nga institucionet shtetërore të Kosovës dhe nga forcat politike të vendit që të miratojnë lulëkuqen me katër petale si simbol të gjenocidit në Kosovë. Udhëheqësi i kësaj qendre, z. Bardhyl Mahmuti, ka shpjeguar në detaje arsyet e kësaj kërkese, rëndësinë që të kemi një simbol për gjenocidin dhe angazhimin vullnetar që po bëjnë për informimin e drejtë dhe ndriçimin e plotë të gjenocidit në Kosovë. Propozimi për simbolin e gjenocidit, sipas Mahmutit është bërë nga veprimtari Adnan Asllani, i cili ka disajnuar edhe amblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  

    FrontOnline: Z. Mahmuti, në disa shtete të botës lulëkuqja përdoret si simbol për përkujtimin e të rënëve për atdhe. Pse përzgjodhët si simbol lulëkuqen e jo lulëgjaken, që njihet edhe me emrin lule bozhureje?

    Bardhyl Mahmuti: Para se të përcaktohemi për lulëkuqen si logo të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, janë analizuar hollësisht të gjitha propozimet, në mesin e të cilave ka qenë edhe propozimi për lulëgjaken. Duke pasur parasysh se me dokumentet e të Drejtës penale ndërkombëtare vrasjet, dhuna seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimet e shtëpive, të shkollave, të shtëpive kulturore, të bibliotekave, të institucioneve shëndetësore dhe të objekteve të kultit fetar hyjnë në kategorinë e juridike të gjenocidit vetëm nëse këto vepra kriminale janë të drejtuara qëllimisht për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup të caktuar kombëtar, etnik, racor apo religjioz, si të tillë, ne përzgjodhëm lulëkuqen. Kjo, për faktin se ka ngjyrat kuq e zi, me të cilat identifikohen shqiptarët kudo qofshin në botë. Petalet e lule bozhurit janë të kuqe, por theket e saj janë me ngjyrë të verdhë.

    FrontOnline: I kujt ishte ky propozim?

    Bardhyl Mahmuti: Propozimi ishte i  z. Adnan Asllanit për përzgjedhjen e lules që ka ngjyrat tona kombëtare dhe përputhej me argumentin se plani gjenocidar i Serbisë synonte shkatërrimin e shqiptarëve si grup i veçantë kombëtar, etnik dhe fetar, i ndryshëm nga serbët.

    FrontOnline: A ka rrezik që ky simbol të shihet si imitim i lulëkuqeve të shteteve të ndryshme?

    Bardhyl Mahmuti: Jo, absolutisht jo. Nuk ekziston një rrezik i tillë. Jo vetëm nga fakti se askush nuk ka të drejtë ekskluzive të përdorë një lule të caktuar, por lulëkuqja me katër petale dallon nga të gjitha lulëkuqet-simbol të vendeve të ndryshme.

     FrontOnline: Në çka dallon, sepse, fundi i fundit, ajo mbetet lulëkuqe?

    Bardhyl Mahmuti: Dallojnë tërësisht dhe në shumë aspekte. Nëse përqendroni vëmendjen në ngjyrën e lulëkuqes, do të shihni se në dallim nga lulëkuqja-simbol i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Skocisë, Zelandës së Re, nuancat e ngjyrës së kuqe në simbolin tonë janë nuanca e ngjyrës së kuqe të flamurit tonë kombëtar.

    FrontOnline: Po figurat që vërehen tek “zemra e lulëkuqes”?

    Bardhyl Mahmuti: Në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon pra edhe “zemra e lulëkuqes”. Në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në simbolin tonë janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe të dy gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi. Për dallim nga petalet e lulëkuqeve-simbol të vendeve të tjera, që nuk janë të specifikuara, katër petalet e lulëkuqes në simbolin e dizajnuar nga Adnan Asllani paraqesin katër forma të akteve gjenocidare, që Serbia e zbatoi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    FrontOnline: Cilat janë ato forma gjenocidi që paraqiten në katër petale?

    Bardhyl Mahmuti: E para janë vrasjet. Për të përfshirë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, e dyta është dhuna seksuale, për të përfshirë mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, e treta është spastrimi etnik që përfshirë rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe e katërta është shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

    Këtu përfshihet shkatërrimi në vendbanimet shqiptare të 100589 shtëpive, të 358 shkollave, të 30 shtëpive kulturore, të 93 bibliotekave, të 123 institucioneve shëndetësore dhe të 220 objekteve të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha katolike).

    FrontOnline: Petalet e lulëkuqes në këtë simbol janë të prera. Çka nënkupton kjo?

    Bardhyl Mahmuti: E vërtetë, petalet e lulëkuqes në këtë simbol janë të prera në atë formë që të transmetojnë mesazhin se kemi të bëjmë me plagë të hapura, nga rrjedh gjaku i pafajshëm i viktimave të gjenocidit.

    FrontOnline: Pse petalet janë të vendosura në formën e shkronjës X ?

    Bardhyl Mahmuti: Edhe kjo ka një mesazh. Petalet e simbolit tonë janë të vendosura në formë të shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet.

    FrontOnline: Në “zemër” të simbolit që propozon Qendra  janë viktimat e gjenocidit. A është e rastësishme vendosja në rreth e figurave të burrave, grave, djemve dhe vajzave që pasqyrojnë viktimat e këtij krimi?

    Bardhyl Mahmuti: Në aspektin figurativ, rrethi simbolizon bashkimin e fuqishëm të njerëzve që kanë ide të njëjta, interesa të njëjta, qëllime të njëjta…Vendosja në rreth e viktimave të gjenocidit në Kosovë nxjerr në pah domosdoshmërinë e bashkimit për të ndriçuar në përmasa botërore tragjedinë që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës gjatë luftës së fundit, si parakusht i ngadhënjimit të drejtësisë. Në të kundërtën, plagët tona do të mbeten të hapura dhe vuajtjet do të jenë ciklike, pambarimisht, në këtë rreth tmerri!

     FrontOnline: Lulëkuqja që ju keni propozuar për simbol unik të gjenocidit të Kosovës është logo e qendrës suaj. Nëse institucionet shtetërore miratojnë kërkesën tuaj, atëherë çka do të bëni ju? Do të mbeteni pa logo apo do të vazhdoni të identifikoheni me logon aktuale?

    Bardhyl Mahmuti: Fillimisht shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata personalitete të jetës politike, kulturore dhe artistike në Kosovë, Maqedoni të Veriut, në Shqipëri dhe anekënd botës që kanë përkrahur iniciativën tonë. Nga momenti kur ky simbol zyrtarizohet si simbol unik i gjenocidit në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” do të mendoj për një logo tjetër, sepse atëherë lulëkuqja me katër petale shndërrohet në simbol unik, që bashkon të gjithë shqiptarët në përkujtimin e kësaj tragjedie kombëtare që na ka shkaktuar Serbia./Front Online

    Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

     

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK, Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i...
    Lajme17 Maj 2024
    Politologu boshnjako-amerikan Jasmin Mujanoviq ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë...
    Lajme17 Maj 2024
    Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK, Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Të enjten rreth orës 13:30 policia e Shtimes kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime gjatë...
    Lajme17 Maj 2024
    Zëdhënsja e ASK-së, Hazbije Qeriqi, për FrontOnline, po ashtu ka treguar edhe për kohën kur do të bëhet pagesa për rreth tre...
    Sport17 Maj 2024
    Masimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Shkarkimi i tij erdhi pasditen e sotme, pas një mledhje urgjente që e patën...
    Lajme17 Maj 2024
    Policia në Shtime ka pranuar disa informata se disa persona në rrugën ” Tahir Sinan” gjatë lëvizjes me vetura kanë lejuar që...
    Lajme17 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur që ta shtyjë afatin për regjistrimin e popullsisë deri më 24 maj. Kështu u bë e ditur...
    Lajme17 Maj 2024
    Ndërkaq rreth kërkesave të disa komunave për shtyrje të afatit për regjistrimin e popullsisë, zëdhënësja e ASK-së, Hazbije Qeriqi thotë se pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.