
Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj kanë asistuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër të aktivitetit të përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Gjatë patrullimit dhe kontrollit në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore, traktorë me rimorkio, që transportonin masë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Me asistimin dhe përcjelljen e policisë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor në Ferizaj asiston Agjencinë e Pyjeve dhe Inspektoratin e Pyjeve në Ferizaj
Me datën 23.08.2026, nga ora 08:00, zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj kanë asistuar zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve në kuadër të aktivitetit të përbashkët “Patrullim dhe kontroll i përbashkët mobil APK-Polici-Inspektorati i Pyjeve”.
Gjatë patrullimit dhe kontrollit të përbashkët në tregun javor në fshatin Dardani të Ferizajt, janë identifikuar gjashtë mjete bujqësore (traktorë me rimorkio), të cilat transportonin masë drusore pa poseduar dokumentacionin përkatës.
Me asistimin dhe përcjelljen e zyrtarëve policorë, mjetet janë dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Ferizaj, ku është bërë matja dhe pranimi i masës drusore të konfiskuar.
Për procedurat e mëtejshme janë angazhuar zyrtarët kompetentë të Agjencisë së Pyjeve, të cilët kanë përpiluar procesverbalet përkatëse të inspektimit lidhur me masën drusore të konfiskuar.
Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë keqpërdorimin dhe prerjen e paligjshme të pyjeve.