×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ka detyrim ndërkombëtar ta mbajë Gjykatën Speciale edhe pas 5 gushtit

    FrontOnline
    15 Maj 2020

    Mandati i Gjykatës Speciale do të vazhdojë edhe pas 5 gushtit, kur përmbyllen 5 vjet prej kur Kosova ka bërë ndryshime kushtetuese, me të cilat ka themeluar këtë institucion që do të trajtojë krime specifike të luftës që pretendohet të jenë kryer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo, pavarësisht se, tek janë thirrur në këto ndryshime në Kushtetutë, eksponentë politikë dhe shoqatat e dala nga lufta disa herë e kanë përsëritur se mandati i Gjykatës është vetëm pesëvjeçar.

    Mbështetur në amendamentin 24 të Kushtetutës, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – emërtim ky zyrtar për Gjykatën Speciale – do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit bëhet më herët. Në të njëjtin amendament theksohet se në mungesë të një njoftimi të këtillë, mandati i Speciales do të vazhdojë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-274 dhe në konsultim me Qeverinë.

    E, Ligji që i referohet amendamenti, ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare mes Kosovës dhe BE-së, mbi misionin e BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, që për instrumente ka letërkëmbimin mes presidentit të Kosovës dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Mes të tjerash, në këtë letërkëmbim, konfirmohet se puna e SIFT-it, pararendëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, “do të vazhdojë deri në kohën kur Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian që hetimet kanë përfunduar, ose që procedimet që rrjedhin nga ato hetime kanë përfunduar”, raporton KOHA.

    Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i ka thënë gazetës se, mbështetur në këto dispozita, mandati i Speciales duhet të vazhdojë edhe pas 5 gushtit.

    “Mandati kohor i saj është i qartë. Për këtë është përdorur një normë rrëshqitëse, ku në fillim amendamenti përcakton se mandati është pesë vjet, gjithnjë duke e kushtëzuar vazhdimin e tij me një njoftim që duhet të vijë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Ky njoftim është i nevojshëm me qëllim të përfundimit të mandatit të saj. Kjo dispozitë rrëshqitëse i referohet një ligji që ka fuqi më të lartë se çdo ligj tjetër në Kosovë, dhe që përbën një detyrim kushtetues të Kosovës që ka hyrë në fuqi ditën e miratimit të amendamentit nr. 24”, ka thënë Hasani. “Krahas këtij detyrimi kushtetues, ky është edhe një detyrim ndërkombëtar konform nenit 16.3 të Kushtetutës”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.