×
  • Sport
  • Sport

    Kosova i zhvillon dy ndeshje miqësore në qershor, konfirmohen bisedimet me katër kombëtare

    FrontOnline
    12 Prill 2021

    Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në muajin mars – ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjë – Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet në fushën e gjelbër gjatë muajit qershor.

    Por, kësaj radhe, do të zhvillojë vetëm dy ndeshje miqësore, shkruan FrontOnline.

    Në bazë të orarit të UEFA-së, “Dardanët” do t’i “masin forcat” ndaj dy kundërshtarëve, emrat e të cilëve ende nuk po dihen dhe nuk janë të konfirmuar.

    San Marino, Italia dhe Maqedonia e Veriut janë përmendur si kundërshtarë potencialë të Kosovës për muajin mars, por e gjithë kjo mbetet vetëm spekulim.

    Menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala në një prononcim për FrontOnline ka thënë se janë në bisedime me tre apo katër kombëtare.

    “Jemi në bisedime me tre apo katër kombëtare, por ende nuk ka diçka zyrtare. Besoj se deri në fund të javës do të kemi konfirmimin dhe do ta bëjmë zyrtare”, ka deklaruar të hënën Bajram Shala.

    I pyetur nëse San Marino, Italia apo Maqedonia e Veriut do të jenë kundërshtarë të mundshëm të Kosovës në qershor, Shala tha:

    “Nuk mund të përmend emra përderisa nuk e kemi një konfirmim zyrtar. Do të luhen vetëm dy ndeshje”.

    Ndryshe, në muajin mars, “Dardanët” pësuan humbje nga Suedia (0:4) dhe Spanja (3:1) në eliminatoret e Kupës së Botës “Katar 2022”, derisa miqësoren ndaj Lituanisë e fituan me rezultat 4:0./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport15 Nëntor 2024
    Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim për tifozët që kanë siguruar bileta për ndeshjen e sontme, Rumani-Kosovë. Federata...
    Sport15 Nëntor 2024
    Opsioni Kvaratskhelia për të ardhmen e Barcelonës duket se po merr formë. La Repubblica raporton se ka kontakte midis palëve dhe se...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.