×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova humbi rastin më 17 maj për të hyrë në Këshill të Evropës, Hovenier: Është për të ardhur keq

    FrontOnline
    23 Maj 2024

    Kosova mbeti jashtë agjendës në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj 2024, pasi qeveria refuzoi ta dërgojë në Kushtetuese draft- statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lidhur me këtë, ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se nga këndvështrimi i tyre kjo “është për të ardhur keq”.

    Ai në një intervistë për televizionin publik tha se SHBA’të besojnë që Kosova duhet të jetë anëtare e NATO’së, BE’së dhe Këshillit të Evropës.

    Për t’u anëtarësuar në struktura evropiane dhe euroatlantike, Hovenier ka thënë se është punë e tyre që ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës për të bërë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjet e tilla.

    Sa i përket anëtarësimit në KiE, Hovenier tha se “këshilla për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”.

    Gjatë vizitës së saj në fundjavë, nënsekretarja jonë e Shtetit për Çështjet Publike tha se ne besojmë se vendi i Kosovës është në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë se ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s, se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

    Natyrisht, këto gjëra nuk ndodhin vetvetiu, automatikisht, dhe një pjesë e punës sonë diplomatike është të ndihmojmë qeverinë e Kosovës që të bëjë gjërat e nevojshme për të shtyrë përpara çështjen e anëtarësimit dhe kjo na sjell tani në çështjen e Këshillit të Evropës.

    Siç e thatë edhe ju, javën e kaluar është mbajtur një takim i Këshillit të Evropës, por aplikimi i Kosovës për anëtarësim nuk u përfshi në rend dite. Nga këndvështrimi ynë, është për të ardhur keq. Siç thashë, ne do të dëshironim ta shohim Kosovën anëtare, por kjo do të thotë se Qeveria e Kosovës ndoshta duhet të ndërmarrë veprime shtesë përtej veprimeve të ndërmarra deri më tani në mënyrë që kjo të realizohet. Ne nuk votojmë aty. Këshilli i Evropës është një organizatë ndërqeveritare që nuk përfshin qeverinë time. Ne jemi vëzhgues në të, por këshilla jonë për qeverinë e Kosovës, si dhe këshilla e partnerëve tanë evropianë, ka qenë që t’i bëjë gjërat e vështira që po iu kërkohen, të cilat besojmë se do të jenë në dobi të popullit të Kosovës për të mundësuar anëtarësimin”, ka thënë Hovenier.

    Intervista e plotë

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Qershor 2024
    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë...
    Lajme16 Qershor 2024
    Një limon ia ndryshoi jetën Esma Feras nga fshati Karaçevë e Poshtme e komunës së Kamenicës. Kurioziteti mbi molekulat, ADN-në, e gjenetikën,...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ai ka thënë se kjo festë i sjellë ndërmend sakrificën dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Qershor 2024
    Palestinezët në Deir el-Balah e falën namazin e Kurban Bajramit të rrethuar me rrënoja. Ata u mblodhën për t’u lutur dhe në...
    Lajme16 Qershor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme. Nga e hëna në të premten, mbi Kosovë do...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Ai ka deklaruar se në festa të tilla...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar e kanë vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e...
    Lajme16 Qershor 2024
    Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, e ka pritur sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për...
    Kronika16 Qershor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit. Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.