×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosova e “pakoordinuar” në masat kundër përhapjes së koronavirusit

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Pëllumb Bajçinovci, pronar i një biznesi në fushën e gastronomisë në Prishtinë, thotë se ka pasur humbje të mëdha nga vendimet e papritura të Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ishin të papërgatitur për një vendim të tillë, që sipas tij, ishte aq i shpejtë sa që krijoi edhe panik te qytetarët.

    “Si çdo herë, bëhen përgatitje për vikend me staf, me mjete tjera dhe një vendim për masa të reja, normal që krijon humbje për biznesin. Kemi pasur humbje të mëdha edhe nga masat në të kaluarën. Këto vendime të shpejta duhet ndalur. Duhet të bëhen plane afatgjate në mënyrë që të mbijetojë biznesi”, thotë ai.

    Me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit në fundjavën që shkoi, në Kosovë ka qenë e ndaluar veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve. Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë, në të gjithë territorin e Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, të martën paralajmëroi se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Ai tha se i kupton shqetësimet e bizneseve, por se primar është “ruajtja e shëndetit publik”.

    Të martën, në Kosovë janë shënuar 596 raste të reja me koronavirus dhe pesë viktima. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 25,388. Prej tyre, 773 pacientë kanë vdekur.

    Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thekson se masat për parandalimin e përhapjes mëtejme të COVID-19 që po vendos Qeveria e Kosovës, po bëhen pa ndonjë koordinim me bizneset, por edhe mes vetë institucioneve. Kjo gjë, shton ai, po dëmton edhe më shumë bizneset. Mungesa e koordinimit, sipas tij, çon edhe në dykuptimësi dhe po ka kundërshti mes insitucioneve sa i përket përmbajtjes së vendimeve.

    “Sektori i ndërtimtarisë lejohej të punonte, ndërkohë në disa komuna ishte ndaluar hyrja dhe dalja e qytetarëve. Po ashtu pikat e shitjes së materialit ndërtimor nuk ju lejohej të punonin”, thotë Zeka.

    Për masat e fundit që u propozuan nga autoritetet shëndetësore dhe të cilat janë në diskutim në Qeverinë e Kosovës, komuniteti i biznesit, thotë Zeka, vetëm se u informua paraprakisht nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërkaq për kërkesat e bizneseve u sugjerua të vazhdonin diskutimin me ministritë tjera.

    “Kemi kërkuar nga qeveria që secila masë që kufizon aktivitetin ekonomik të ndërlidhet me masa përkrahëse financiare për bizneset. Pse të mos vazhdohet kompensimi i pagave dhe kompensimi i qirave për bizneset private, sidomos ato që po pësojnë rënie në qarkullim e prej 20 për qind e më shumë. Po ashtu të mos përfitojnë të gjithë bizneset në mënyrë të njëjtë, ato që goditen më shumë të kenë përkrahje më të madhe”, thotë Zeka.

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ndërkohë ka bërë të ditur se kundërshton çdo vendim për mbyllje të mëtutjeshme të bizneseve, nëse ato nuk subvencionohen dhe mbështeten me pako strategjike për mbulimin e dëmeve.

    Plan afatgjatë për të mos krijuar humbje të mëdha

    Mbyllja e bizneseve për dy ditë, sipas Odës Ekonomike të Kosovës mund t’i ketë kushtuar ekonomisë së Kosovës humbje deri në 15 milionë euro.

    Në diskutim e sipër janë vendosja e masave te reja nëpër komuna, varësisht prej numrit të të infektuarve.

    Pëllumb Bajçinovci, pronar e një biznesi të gastronomisë në Prishtinë, thotë se masat që duhet të jenë në fuqi janë ato të cilat kryesisht po përdoren në mbarë botën: maska dhe distanca.

    Edhe një mbyllje përmbys ekonominë

    Ndërkaq, sipas tij, ata të cilët nuk respektojnë këto masa, duhet të gjobiten.

    “Duhet menduar që edhe krejt viti tjetër të jetë në këtë formë, prandaj duhet të krijohet një strategji afatgjate”, thotë ai.

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Ekonomi24 Prill 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, njëherit edhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij. Nga ajo...
    Ekonomi24 Prill 2024
    Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e Kosovës sipas të dhënave të publikuara nga...
    Ekonomi23 Prill 2024
    Drejton Bankën Qendrore të Kosovës, e cila i mbikqyrë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve. Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Lajme24 Prill 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.