×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e mban sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me Qipron

    FrontOnline
    14 Tetor 2024

    Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme me Qipron.

    Dardanët ushtruan dje për herë të parë pas duelit me Lituaninë, ndërsa sot do ta kompletojnë përgatitjen për duelin që do ta zhvillojnë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Kosova vjen e motivuar pas fitores ndaj Lituanisë në udhëtim me rezultat 2:1 dhe pas fitores paraprake 4:0 ndaj Qipros në muajin e kaluar.

    Andaj, të përzgjedhurit e trajnerit Franco Foda e synojnë fitoren e radhës nesër mbrëma.

    Ata do të mundohen ta dominojnë kundërshtarin, njëjtë siç bënë muajin e kaluar në udhëtim.

    Kurse, qipriotët e kanë regjistruar një fitore dhe i kanë pësuar dy humbje.

    Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar edhe agjendën e sotme të Dardanëve, por edhe të qipriotëve.

    Nga ora 16:15 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbajë konferencë për shtyp selektori Foda, kurse stërvitja e Kosovës do të nisë prej orës 17:00 dhe do të mbahet po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.

    Ndërkaq, konferenca për media e Kombëtares së Qipros do të nisë në orën 18:00, kurse stërvitja e qipriotëve do të nisë në orën 18:30, gjithashtu në “Fadil Vokrri”.

    Ndeshja mes Kosovës dhe Qipros do të luhet nesër mbrëma dhe do të nisë në orën 20:45. /Gazeta Express/

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport14 Tetor 2024
    Për tri ditë me radhë në Ohër të Maqedonisë së Veriut është mbajtur turneu më i madh regjional në Ballkan për mosha...
    Sport14 Tetor 2024
    10 ndeshje të rrethit të katërt do të jenë në programin e Ligës së Kombeve. Gjermania – Holanda dhe Franca – Belgjika,...
    Sport14 Tetor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta ketë një sfidë goxha të rëndësishme në Ligën e Kombeve. “Kuqezinjtë” nga ora 18:00 në stadiumin...
    Të tjera
    Kronika14 Tetor 2024
    Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë idenfitikuar tre mjete të dyshuara të cilat dyshohet se po transportonin mall të kontrabanduar,...
    Opinione14 Tetor 2024
    Shkruan: Alon Ben-Meir Një vit nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe hakmarrja e Izraelit ka treguar edhe një herë...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar sot në Berlin. Kurti do të përfaqësojë Kosovën në kuadër të Samiti të Berlinit,...
    Lajme14 Tetor 2024
    Kryeministri Kurti dje është takuar me mërgimtarë edhe në Berlin. Paraprakisht ai mbajti tubime në Koln, Shtutgart dhe Mynih. Ai ishte i...
    Sport14 Tetor 2024
    10 ndeshje të rrethit të katërt do të jenë në programin e Ligës së Kombeve. Gjermania – Holanda dhe Franca – Belgjika,...
    Kronika14 Tetor 2024
    Një person është gjetur i vdekur në Pejë. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se viktima ka humbur jetën në rrethana ende...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.