×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e gatshme për të vazhduar tutje

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Përkundër humbjes së dhimbshme në ndeshjen e “Play-Off”-it për Euro 2020, të zhvilluar mbrëmë, ekipi kombëtar i Kosovës është i gatshëm për të vazhduar tutje, në tentim që ëndrrën e ndërprerë ta arrijë sa më shpejtë.

    Në këtë aspekt, presidenti i FFK-së, Agim Ademi pati sot takime të veçanta, fillimisht me futbollistët e pastaj me shtabin teknik të ekipit.

    Në takim me lojtarët, Ademi i falënderoi ata për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ekipin kombëtar, duke shfaqur besimin e fuqishëm të tij, Komitetit Ekzekutiv por edhe të gjithë Federatës së Futbollit kundrejt ekipit. Njëherësh Ademi kërkoi nga futbollistët që të vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të luajnë me përkushtim e përgjegjësi më të madhe sepse e përfaqësojnë shtetin tonë, që u krijua me sakrificë dhe mund të madh, prandaj edhe duhet ta ruajnë dhe ta prezantojnë atë me dinjitet e përgjegjësi, duke mos u ndalur asnjëherë së luftuari për të arritur ëndrrën tonë të përbashkët.

    Po ashtu, Ademi u shpreh në mbrojtjen e të gjithë atyre futbollistëve që nuk kanë mundur të jenë kësaj radhe me ekipin, edhe pse FFK ka qenë shumë e përkushtuar, duke mos kursyer asgjë për t’i sjellë ata në Kosovë.

    Ademi me këtë rast falënderoi edhe institucionet shtetërore për angazhimin e tyre për ta sjellë Amir Rrahmanin në Kosovë, si Ministrinë e Sportit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadën italiane në Prishtinë, ambasadoren e Kosovës në Romë, Federatën e Futbollit të Italisë si dhe UEFA-n e FIFA-n që kanë qenë të involvuara në këtë rast, pas vendimit të autoriteteve shëndetësore të Regjionit të Napolit për të mos e lejuar atë të udhëtojë në Kosovë. Prandaj, kritika ndaj këtyre futbollistëve është krejtësisht e padrejtë sepse ata futbollistë janë vlerë e Kosovës.

    Ademi kërkoi nga futbollistët që ta mirëkuptojnë opinionin e drejtë të njerëzve dashamirës dhe të tifozëve sepse ata e duan rezultatin e tyre dhe të Kombëtares dhe në çdo humbje dëshpërohen, ngase secili nga ta e ka nga një pjesë të Kosovës dhe të suksesit të saj.

    Në anën tjetër edhe futbollistët u shprehën se pavarësisht zhgënjimit të madh të të gjithëve, nuk ka vend e as kohë për dorëzim apo hap prapa. Futbollistët tashmë kanë lënë prapa tyre rezultatin e mbrëmshëm dhe janë fokusuar për ndeshjet e radhës në kërkim të maksimumit që nga ndeshja e së dielës ndaj Sllovenisë.

    Atmosferë e njëjtë ishte edhe në takim me shtabin teknik. Ademi shfaqi besimin e tij ndaj përzgjedhësit Bernard Challandes dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke kërkuar nga ta që të jenë edhe më vigjilentë në këtë periudhë jo të lehtë për ekipin dhe që të jenë të gatshëm për të ndihmuar futbollistët ta përballojnë këtë situatë, si dhe që t’u japin mundësi të gjithëve dhe të krijojnë ekipin më të mirë.

    Në anën tjetër përzgjedhësi Challandes në këtë takim tha se ai e merr përgjegjësinë për rezultatin e djeshëm, por po ashtu u shpreh i gatshëm dhe entuziast për të vazhduar punën me këtë ekip dhe për të provuar të marrë maksimumin nga ky grup i lojtarëve ndaj të cilëve ai shprehu besim të plotë.

    Nga Rubrika
    Sport22 Dhjetor 2024
    Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 19-të në LaLiga. Golin e ka shënuar kush tjetër...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Sevillas, e vlefshme për javën e 18-të në La Liga. Los Blancos...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.