×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për vendimin e Kushtetueses për Ligjin e KPM-së: VV po mundohet të kontrollojë mediat

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Në një postim në Facebook, LDK bën të ditur se këtë ligj LDK-ja e kishte kontestuar në po këtë Gjykatë.

    Sipas këtij subjekti, ky vendim konfirmon shkelje të rënda të parimeve kushtetuese që garantojnë pavarësinë institucionale, lirinë e shprehjes dhe pluralizmin medial në Republikën e Kosovës.

    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se disa dispozita të Ligjit të kontestuar janë kryesisht në kundërshtim me nenin 7 të Kushtetutës, që përcakton vlerat dhe parimet kushtetuese si dhe nenin 141 të Kushtetutës, i cili garanton pavarësinë e KPM-së. Në veçanti, ndryshimet që i japin Kuvendit kompetenca për zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së dhe rritja e numrit të anëtarëve të saj, pa konsultime të duhura publike, janë vlerësuar si ndërhyrje që cenojnë pavarësinë e këtij institucioni të rëndësishëm për pavarësinë mediale në vend”.

    “LDK shpreh shqetësimin e saj për tendencat e përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për të ushtruar ndikim dhe kontroll politik mbi institucionet e pavarura, si në këtë rast mbi KPM-në, me qëllim forcimin e kontrollit mbi mediat audiovizuale. Këto veprime përbëjnë shkelje të parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë së shprehjes, duke rrezikuar funksionimin e asaj që njihet si “shtylla e katërt” e shtetit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Ndër tjera, LDK shton se do të angazhohet që Legjislatura e re e Kuvendit si dhe Qeveria e re të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të ndërmarrin masa të menjëhershme për të korrigjuar shkeljet e konstatuara.

    “Është e domosdoshme që çdo ndryshim ligjor të bëhet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, duke përfshirë konsultime me palët e interesuara dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare për lirinë e medias”, pohon ky subjekt.

    LDK deklaron se do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e pavarësisë së institucioneve dhe lirisë së shprehjes, duke kundërshtuar çdo përpjekje për kapjen politike të mediave dhe cenimin e demokracisë në vend.

    U prezantua “Master plani për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2025
    Kjo javë në Kosovë do të karakterizohet me një ngritje të ndjeshme të temperaturave, si dhe me depërtimin e koncentrimeve të pluhurit...
    Lajme19 Maj 2025
    Eugen Cakolli, menaxher i programit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka deklaruar se ndërhyrja e cilitdo aktor për të zbutur tensionet...
    Lajme19 Maj 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim prekës me rastin e vdekjes së babait të tij. Ai ka...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar sot nga Policia në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë, ku...
    Vip19 Maj 2025
    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe. Teksa po performonte live...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Putin thotë se telefonata me Trump ishte informuese dhe e sinqertë, raportojnë mediat shtetërore ruse. Sipas mediave shtetërore ruse, Vladimir Putin ka...
    Bota/Rajoni19 Maj 2025
    Presidenti Donald Trump ka thënë se telefonata e tij me Vladimir Putinin “shkoi shumë mirë” dhe Rusia e Ukraina “do të fillojnë...
    Lajme19 Maj 2025
    Krahas angazhimeve të shumta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe përkushtimit të vazhdueshëm për parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve...
    Lajme19 Maj 2025
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin. Përmes një postimi në Facebook,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.