×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Sllovenia tashmë e kanë një ulëse të miqësisë

    FrontOnline
    05 Korrik 2022

    Është përuruar një ulëse në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë, si shenjë miqësie ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se kjo ulëse do të shërbejë si sinonim i miqësisë së palëkundur ndërmjet këtyre dy vendeve.

    “Miqësitë e veçanta në mes të njerëzve, popujve e shteteve gjithnjë e gjejnë mënyrën për t’u përjetësuar. Një ulëse e përuruar së bashku me presidentin Pahor në parkun e Kështjellës Kromberk në Nova Goricë është tashmë simbol i miqësisë së fortë ndërmjet Kosovës e Sllovenisë, e cila daton prej viteve të 90-ta. Kjo ulëse do të shërbejë përherë si sinonim i miqësisë së palëkundur në mes të vendeve tona, teksa shqiptarët që jetojnë në këtë komunë do të jenë gjithnjë urë lidhëse ndërmjet dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani në facebook.

    Osmani tha se do të punojnë shumë, që Kosova së shpejti të bëhet edhe me një ulëse në BE.

    “Në po të njëjtën frymë që promovon sot kjo ulëse e miqësisë, do të punojmë fort që Kosova krahas Sllovenisë së shpejti ta ketë një ulëse edhe në BE, ku së bashku do t’i përfaqësojmë vlerat e përbashkëta evropiane”, ka shkruar tutje ajo.

    Banori apo banorja i/e radhës në BBVK vjen nga Tirana, por kush është ai/ajo?
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.