×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit

    FrontOnline
    11 Dhjetor 2020

    Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, është mbajtur takimi mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Lulzim Fushtica, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe delegacionit nga Republika e Shqipërisë, të udhëhequr nga Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Zyrës së Kryeministrit, Lejdi Dervishi.

    Në këtë takim u diskutua për metodat që janë duke përdorur të dy shtetet sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, mundësitë e koordinimit të veprimeve të të dy vendeve për parandalimin e këtij fenomeni.

    Me theks të veçante u diskutua për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, qasjen që janë duke përdorur të dy vendet, në kthimin në jetën normale të këtyre personave dhe risocializimin e tyre, si një ndër metodat esenciale për kthimin e tyre në normalitet.

    Të dy delegacionet u dakorduan që të ndajnë përvojat e përbashkëta, duke marrë për bazë format që kanë përdorur vendet e ndryshe të botës, me qëllim të krijimit të një partneriteti, ku aty ku ka nevojë të dy shtetet të mbështesin njëra tjetrën.

    Në fund të takimit të dy delegacionet shprehën nevojën e takimeve dhe komunikimin e vazhdueshëm, në mënyrë që dy vendet të trajtojnë me qasjen e duhur këtë dukuri shumë komplekse./FrontOnline/

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë sot në vënien e gurthemelit të objektit të ri...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, priti shefin e sapoemëruar të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në...
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dashur të ofrojë më shumë hollësi për tërheqjen...
    Lajme10 Shtator 2024
    Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Beograd me shefin e shtetit serb, Aleksander Vucic. Lajcak...
    Lajme10 Shtator 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë për çështjen e sulmeve...
    Lajme10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.