×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova dhe Maqedonia synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit

    FrontOnline
    16 Shtator 2019

    Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini.

    Pas takimit, Matoshi u shpreh se me homologun nga Maqedonia, kanë diskutuar për projekte të ndryshme në fushën mjedisore dhe për një bashkëpunim të mundshëm si rajon, pasi Kosova nuk është anëtare në OKB dhe përmes Maqedonisë mund të ketë qasje në fonde të ndryshme të organizatave botërore.

    “Ishte kënaqësi që me kabinetit të presim ministrin e Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini me bashkëpunëtorë, në një takim vëllazëror të dy vendeve fqinje që kanë kultivuar raporte bashkëpunimi në fushën e mjedisin. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi në luftën globale janë sfida plotësisht të përbashkëta të dy vendeve, janë probleme që i tejkalojnë kufijtë dhe vetëm se bashku mund t’i zgjidhim”

    “Biseduam për çështjen e cilësisë se ajrit që ka prekur edhe Maqedoninë Veriore, që parashohin 73 milionë euro për ndërrimin e filtrave të Kosovës B. folëm edhe për mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare për mundësitë e përbashkëta për trajtimin e mbeturinave”.

    “Si shtet që nuk jemi anëtar në OKB kemi vështirësi sa u përket konferencave ndërkombëtare dhe aty presim mbështetjen e Maqedonisë Veriore që të jemi prezent në këto konferenca dhe të kemi qasje në fonde. Më 21 shtator do të jetë dita e pastrimit të globit ministri do të jetë në OKB ne do të jemi këtu dhe do të kemi disa aktiviteteve të përbashkëta për të dërguar mesazhin se si rajon jemi për të ndarë mbeturinat nga jeta”, tha ai.

    Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini, tha se shpreson që ky takim të jetë i frytshëm dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në mes të dy vendeve, raporton EO.

    “Mendoj që diskutimi ishte i frytshëm. Ne kemi diskutuar për menaxhimin kemi diskutuar për të punuar së bashku në çështje të ndryshme. Besoj që ky takim do të jetë vetëm fillimi shpresoj për një bashkëpunim në të ardhmen”, tha ai./Front Online/

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka deklaruar para gazetarëve se ende nuk ka asnjë emër të...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.