×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosnett: S’e kemi fshehur pakënaqësinë me elemente të politikave të Kurtit dhe Haradinajt

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se koalicioni mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte një koalicion fragjil, dhe se njerëzit në LDK i kanë bërë vendimet e tyre se si duan që të shkojnë përpara.

    Kosnett ka thënë se Ambasada Amerikane nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Kurtit, ashtu siç nuk e ka fshehur faktin se ka qenë e pakënaqur me elemente të politikave të jashtme të Qeverisë Haradinaj.

    “Veçanërisht, dhe ky është një fakt i njohur, e kemi bërë të qartë publikisht se mendonim që ishte shumë e nevojshme që Kosova të ndërmerrte një hap të guximshëm përpara që të largojë tarifat, që të largojë masat e reciprocitetit”.

    “Dikush duhet ta bënte i pari dhe do të merrnim një përgjigje nga Serbia më pas. Ne e kemi bërë shumë të qartë se nuk e kemi urdhëruar askënd që ta rrëzojë qeverinë, kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Kosnett në Rubikon në Klan Kosova.

    “Ne e kemi bërë shumë të qartë se cilat janë dëshirat tona për politikat e jashtme, dhe politika ka vepruar në mënyrën që e bënë. Unë e kam parasysh që kishte shumë pakënaqësi ne Kosovë”.

    “Një koment që do ta bëja këtu është se do të ketë zgjedhje në Kosovë në të ardhmen dhe ka parti politike shumë aktive në Kosovë në opozitë, në pushtet, i kanë ndryshuar rolet dhe vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre”.

    “Nuk mendoj se liderët e partive politike në opozitë besojnë se nuk kanë një të ardhme politike, pra mendoj se herën tjetër që mbahen zgjedhje këtu, ata do ta kenë mundësinë që ta tregojnë veten para qytetarëve të Kosovës”.

    “Pra edhe një herë, do të doja të shohim kah e ardhmja, mendoj se Kosova ka një sistem demokratik vibrant, dhe mendoj se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të mos mendojnë se vendimet për të ardhmen e tyre merren diku tjetër. Fati i Kosovës varet nga qytetarët e Kosovës”, ka thënë Kosnett.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë një huqje në profilin e tij në Facebook. Ai e ka postuar një fotografi...
    Lajme30 Maj 2025
    Njohësi i ekonomisë Artan Muhaxheri për FrontOnline ka komentuar lidhur me përfshirjen e njerëzve të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë Kurti...
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë. Ao...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Përderisa SHBA vazhdon të kërkojë që aleatët europianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, tre zyrtarë amerikanë, një perëndimor...
    Lajme30 Maj 2025
    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” i ka bërë thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e orëve të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, AlbinKurti, ka pritur sot në një takim disa anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.