×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Koronavirusi, ekspertët britanikë tregojnë se kur do t’i kthehemi normalitetit

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Maskat, distancimi social, dezinfektimet dhe vaksina, janë kryefjalët e jetës sonë, nga fillimi i vitit që sapo mbaroi, aq sa të krijohet përshtypja që kanë qenë gjithmonë pjesë e përditshmërisë.

    Dhe ndërkohë që fillimi i vaksinimeve duket sikur ka krijuar një dritë në fund të tunelit të pandemisë, rikthimi në normalitet duket ende një sipërmarrje e vështirë dhe plot të panjohura.

    Por, do t’i rikthehemi jetës së mëparshme? Kjo është pyetja që të gjithë bëjnë, dhe disa nga figurat më të rëndësishme të fushës mjekësore kanë tentuar t’i përgjigjen.

    Ka mendime disi optimiste, si ato të Brendan Wren, profesor i Vaksinologjisë i London School of Tropical Medicine. Wren mendon se fundi i pranverës mund ta gjejë Britaninë, por jo vetëm, në një situatë dukshëm të përmirësuar, ku madje, sipas tij, mund të fillohet të mendohet edhe për të prenotuar pushimet gjatë muajit të verës. Kjo, gjithmonë në qoftë se fushata e vaksinimit shkon siç duhet, me shtrirjen e tij të paktën në fashën e personave sipër të 50-ave.

    Por, për Hugh Pennington, profesor i shquar i Bakteriologjisë në Aberdin, pikërisht kjo shtrirje e vaksinimit nuk është ajo e duhura. “Grupet që kanë prioritet vaksinimin, si personeli shëndetësor dhe pensionistët, nuk janë superpërhapës, dhe pjesa më e madhe e tyre gjithsesi është izoluar. Vetëm kur vaksinimi do të përfshijë personat nën 50 vjeç, do të kemi efekte të dukshme”. Sipas tij, një rikthim në normalitet “duket i vështirë deri në festat e fundvitit të ardhshëm”, edhe pse nuk mungojnë të panjohurat për kohëzgjatjen e imunitetit  që japin vaksinat, dhe përgjigjja e tyre ndaj mutacioneve të SARS coV-2.

    Edhe më pesimist Paul Hunter, profesor i University of East Anglia, sipas të cilit optimizmi i tij i vjeshtës po zbehet me lajmin e përhapjes së mutacioneve të reja.

    “Lajmi për mutacionet e bën rikthimin në normalitet në pranverë thjesht një ëndërr. Vaksinimi, sipas tij, mund të vihet në rrezik, të parandalojë padyshim rastet më të rënda, por jo infektimin në vetvete, dhe as mundësinë për të infektuar të tjerët. Kam frikë se dimri i ardhshëm do të jetë sërish i vështirë, ndoshta jo si ky i tanishëm, por do të ketë sërish të infektuar, sërish vdekje edhe masa kufizuese”.

    Një pozicion më i moderuar është ai i Linda Bauld, profesoreshë e Universitetit të Edinburgut. “Me mbylljet e tanishme, Britania mund të ulë shifrat në fund të janarit, ndërkohë që vaksinimi do të tregojë impaktin e parë rreth marsit. Mendoj që brenda qershorit numrat e të shtruarve në spitale do të bien ndjeshëm”, thotë ajo, që gjithsesi paralajmëron se aktivitetet sociale të dikurshme do të duhet të presin. “Eventet masive mund të zhvillohen vetëm pasi çdo person të ketë bërë testimin, ndërkohë që pa shpërndarjen globale të vaksinës, udhëtimet ndërkombëtare vështirë se mund të rifillojnë lirisht edhe vitin e ardhshëm”./A2CNN

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Rritja e çmimeve të aksioneve dhe e vlerës së pasurive të paluajtshme po i bën zviceranët gjithnjë e më të pasur, të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë. Prindi ose kujdestari është...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Shqipëri ka rreth 1,3 milionë njerëz, të moshës mbi 15 vjeç, të cilët punojnë me pagesë ose me fitim. Kjo shifër...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë. Prindi ose kujdestari është...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Organizatat palestineze të të drejtave të njeriut kanë thënë se nuk ka informacione për 1,000 punëtorë nga Rripi i Gazës që punonin...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit në Kosovë, ka thënë se propozimi i disa ministrave që janë në listën e zezë amerikane të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga përfundimi i mandatit, avokati i ri i popullit në Shqipëri ende nuk është zgjedhur në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.