×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kontrabandë botoksi në Tiranë, policia kontrollon klinikat estetike

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Botulinum toxin”, i cili kishte për objektiv zbulimin dhe goditjen e kontrabandës dhe tregtimit të paligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur ndryshe si botoks nga klinikat estetike.

    Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në vendimin e Gjykatës së Tiranës, u kryen kontrolle në 30 klinika estetike, ku u konstatua se një numër i konsiderueshëm prej tyre përdornin produkte botoks të kontrabanduara dhe nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga trajtimet estetike në organet tatimore. Produkti dyshohet se ishte kontrabanduar dhe injektohej pa leje në klinika të ndryshme, duke shkelur ligjin.

    Si rezultat, u arrestuan në flagrancë tre persona: M. K., administratori i një subjekti privat që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte klinikat me të; si dhe Xh. M. dhe D. Sh., administratoret e dy klinikave ku përdorej ky produkt.

    Gjithashtu, pesë administratorë të tjerë klinikash, përkatësisht A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh., u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Ndërkohë, tre persona të tjerë, S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë administratorë klinikash estetike, u shpallën në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tyre.

    Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan medikamente të kontrabanduara “Botox”, ndërsa materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme lidhur me veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, dhe “Fshehja e të ardhurave”./A2

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe armatosja e saj, ishin pikat kyçe ku u fokusua Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij para...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë. Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas,...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në Kamëz. Policia njofton se gjyshi ka përplasur aksidentalisht me makinë nipin...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka reaguar për vdekjen e gjeneralit dhe komandantit të parë të KFOR-it, Mike Jackson, i cili...
    Sport16 Tetor 2024
    Edon Zhegrova e ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme me Qipron, të cilën Kombëtarja e Kosovës e fitoi me rezultat të pastër, 3:0....
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se nuk i përket Qeverisë...
    Bota/Rajoni16 Tetor 2024
    Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe armatosja e saj, ishin pikat kyçe ku u fokusua Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij para...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka transmetuar drejtpërdrejt seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit....
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka komentuar bisedën e koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi e ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.