×
  • Lajme
  • Lajme

    Kontrabanda me lopë të sëmura nga Serbia, si u shitën ato në thertore e fabrika të mishit në Kosovë

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Tash e sa vite përmes rrugëve ilegale në Kosovë janë kontrabanduar kafshë të ndryshme nga Serbia, të cilat pastaj janë ther brenda territorit të vendit për tu konsumuar. Në mesin e tyre edhe kafshë të sëmura.

    Lidhur me këtë, së fundmi policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në fshatin kufitar Karaçevë të Kamenicës, duke arrestuar 30 persona.

    Në dosjen e Prokurorisë për rastin e Karaçevës thuhet që këto kafshë fillimisht janë futur në rajonin e Kamenicës përmes vijës kufitare me Serbinë duke i bartur pastaj ato me kamion, traktor madje edhe në këmbë.

    Të njëjtat, i kanë dërguar në thertore si dhe në fabrika për prodhimin e produkteve ushqimore në Kosovë.

    “Kafshët e kontrabanduara në rrugë ileagale fillimisht i kanë futur në rajonit të Kamenicës nëpërmjet vijës kufitare me Serbinë, duke i bartur ato me automjete transportuese, kamion, traktor por edhe në këmbë dhe më pas distribuimin e tyre e kanë bërë gjithashtu me automjete transportuese duke i dërguar në thertore apo ne fabrika për prodhimin e produkteve të mishit nëpërmjet qendrave të ndryshme të Kosovës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që ishte pjesë e këtij aksioni, ka bërë të ditur për gazetën Objektiv se vetëm gjatë këtij aksioni janë konfiskuar gjithsej 63 krerë gjethe.

    “Në stallat e pronarëve të dyshuar gjatë inspektimeve janë hasur kafshë pa numra matrikulli dhe kafshë të cilat kanë qen me numra të falsifikuar. Në rastet kur numrat nuk janë përputhur me të dhënat në sistem të gjitha janë dhënë si dëshmi për Policinë për hetim të rastit për falsifikim të numrit unik zyrtar të matrikullit dhe pasaportat e kafshëve qe kanë qen të dyshuar”, thuhet në përgjigjen e AUV dhënë për Objektivin.

    AUV tutje thotë se kafshët e konfiskuara janë dërguar në fermat e burgut të Dubravës, për të cilat pritet edhe rezultati i mostrave të marra të gjakut.

    Mirëpo, fshati Karaçevë nuk është e vetmja pikë përmes së cilës kontrabandohen kafshë kryesisht nga Serbia.

    Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevcit këtë vit në Kosovë kontrabandë me kafshë është bërë përmes pikave kufitare të Gjilanit, Merdarës dhe Podujevës.

    Stavilevci madje tha, se në krahasim me vitin e kaluar, për shkak të pandemisë me Covid-19, këtë vit në Kosovë është ulur kontrabanda me kafshë.

    “Kemi pasur disa raste qe i kemi zënë kryesisht në pjesën lindore të Kosovës, në pjesën e Gjilanit, Merdarës dhe Podujevës”, tha Stavilevci për Objektiv.

    Sipas AUV-it, vetëm gjatë këtij viti janë konfiskuar gjithsejtë 89 krerë gjedhe, kryesisht në komunat, Mitrovicë, Kamenicë, Gjilan, Podujevë e Istog, por ka raste që konfiskohen edhe në komuna tjera brenda territorit.

    Në anën tjetër, Selatin Kaçaniku nga organizata Konsumatori tha për Objektiv se kontrabandë ka në çdo fshatë e qytet të vogël kufitar.

    Kaçaniku thekson nevojën për kontrolle të cilësisë së ushqimeve që importohen në Kosovë.

    “Ne gjithmonë kemi alarmuar qe 14 vite se ka kontrabandë të mishit, të alkoolit, të kafes e duhanit, por kurrë askush nuk është përgjigjur. Neve deri tash na kanë bindur që mishi është cilësor, ndërsa kontrabanda po e vërteton të kundërtën. Ne kemi nevojë për një super kontroll, ekspertizë të mirë në të cilën gjithsesi duhet të kyçet qytetari konsumator, taksapagues, e jo të lirohen vetëm autoritetet rregullatorë”, deklaroi Kaçaniku.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 902 gjoba dhe ka hequr 12 patentë shoferë. Po ashtu...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Edhe përkundër rekomandimit të Zyrës së Partive Politike për certifikimin e Listës Serbe dhe të listës së 48 kandidatëve të saj për...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mbledhjen e Kuvendit zgjedhor të saj ka zgjedhur anëtarët e rregullt. Kuvendin zgjedhor...
    Të tjera
    Lajme23 Dhjetor 2024
    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, nga familjarët në Pogradec. Nga veprimet e para...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas protestave masive në Beograd. Ramadani ka thënë se fatkeqësisht krizat politike në Serbi, çdoherë...
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re. “Qendra Kulturore...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Opinione23 Dhjetor 2024
    Nga: Eduard Halimi Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.