×
  • Lajme
  • Lajme

    Konstitutohet Komisioni parlamentar që synon të hetojë lejet e hidrocentraleve

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    Është bërë konstituimi i Komisionit hetimor parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, që ka për qëllim hetimin e aspekteve të ndryshme që lidhen me hidrocentralet në Kosovë.

    Në mbledhjen e parë të këtij komisioni, kryetarja Eliza Hoxha, tha se duhet t’i qasen me dashamirësi punës në këtë komision për të kuptuar qartë procesin, ngecjet, ndërhyrjet politike apo biznesore.

    “T’i qasemi kësaj pune me dashamirësi për ta kuptuar edhe ne qartë procesin, ngecjet, ndërhyrjet qofshin ato politike ose biznesore ose çfarëdo qofshin dhe ndikimet që këto projekte kanë sjellë në mjedisin në Kosovë. T’i përfshijmë të gjithë akterët që kanë pasur edhe benifite po edhe pakënaqësi në këtë proces ose që janë palë të dëmtuara gjatë këtij procesi. E rëndësishme është mos të harrojmë që Kosova është nënshkruese e traktatit për energjinë alternative dhe normalisht obligohet që t’i ketë të paktën 20 përqind të prodhimit të energjisë prej burimeve alternative”, tha ajo.

    Zëvendëskryetari i këtij komisioni, njëherësh propozuesi për ngritjen e këtij komisioni, Haxhi Avdyli, u shpreh se qëllim duhet ta kenë zbulimin se a ka pasur abuzime në dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve në vend.

    “Të kontribuojmë që sado pak të ruajmë ambientin, të ruajmë ujin i cili është vital për disa zona, veçanërisht për zonat të cilat janë edhe zona turistike, po flasim për zonën e Deçanit, po flasim për zonën e Zhupës, zonën e Rugovës, pastaj në Shalën e Bajgores e shumë zona të tjera të cilat deri më tani kanë marrë leje dhe kanë bërë disa dëme. Qëllimi ynë është të hetojmë lejet e deritanishme dhe në të njëjtën kohë që të vëmë në dritë mënyrën se si kanë ardhur deri tek këto leje, a ka pasur abuzime eventuale dhe në të njëjtën kohë që ne ta rregullojmë sa më mirë këtë çështje përmes nismave ligjore, përmes iniciativave të tjera në mënyrë që ta ruajmë ambientin… Normalisht që energjia e ripërtëritshme është edhe ajo e cila nuk e bënë ndotjen e ambientit është shumë e rëndësishme për Kosovën, por në të njëjtën kohë ne nuk mund ta konsiderojmë që shfrytëzimi pa kriter i hidrocentraleve nuk e dëmton ajrin po e dëmton shumë tokën”, tha ai.

    Anëtari i këtij komisioni Shpejtim Bulliqi tha se statistikat e fundit tregojnë se vendi është në kufirin e krizës për ujë, ku tha se janë diku 1 mijë e 700 metra kub ujë për kokë banori.

    “Statistikat e fundit japin që ne jemi në kufirin e krizës për ujë, sepse kemi diku 1 mijë e 700 metra kub për kokë banori, që jemi në atë kufirin e futjes në minimum të kësaj sasie. Prandaj, mendoj që këtu duhet pasur kujdes të shtuar që këto resurse të ruhen dhe mjedisi të mos degradohet në masën dhe në shkallën që është degraduar deri sot”, tha ai.

    Ai tha se duhet të hetojnë të gjitha lëshimet që janë bërë në procedurat nga ana e institucioneve po edhe nga kompanitë.

    Ndërsa, anëtari i komisionit Rasim Demiri, tha se është dëshmitar se në regjionin e Zhupës nuk janë mbajtur debatet me qytetarët për ndërtimin e hidrocentraleve, për çka ai ka kërkuar që si komision të dalin edhe në terren.

    “Unë jam dëshmitar që ata të cilët i kanë marrë lejet për ndërtimin e hidrocentraleve kurrë nuk kanë mbajtur asnjë debat me qytetarët, atë e kanë mbajtur në fshehtësi dhe në atë mënyrë kanë sjell disa njerëz që t’i nënshkruajnë ato leje gjegjësisht kinse kanë leje për ndërtimin e hidrocentraleve, por në pronat private e jo në pronat të cilat janë në komunë. Kështu që, unë iu lus do të ishte mirë që të dalim edhe në terren të shohim, të vizitojmë dhe ky proces atë që mund ta ndalojmë. Në komunën e Prizrenit, në regjionin e Zhupës në gjatësi prej 6 kilometra ka pasur vitin e kaluar 14 leje për ndërtimin e hidrocentraleve dhe kjo është mënyra më e mirë që të shohim nëpërmjet punës së këtij komisioni si ka ardhur deri tek lejet”, tha ai.

    Deputetët anëtarë të këtij komisioni kanë kërkuar që qysh në mbledhjen e radhës të kenë dokumentacionet e nevojshme, listën me personat që do të ftohen për intervistim, si dhe të bëhen kërkesat për qasje në dokumente në mënyrë që të fitohet kohë për të arritur rezultate konkrete.

    Në këtë komision u tha se do të ftohen për intervistim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nga ZRRE, nga niveli lokal dhe nga të gjitha institucionet që lidhen me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për leje të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.