×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: Zvicra është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

    Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast të dyja palët kanë theksuar nevojën e zbatimit të masave mbrojtëse dhe se kjo situatë kërkon solidaritet, ndaj ka shfaqur shpresën edhe në ndihmën e shteteve mike.

    Kryetari i Kuvendit, Konjufca, ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Konjufca ka falënderuar ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës. ​

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Gjatë kontrollit të djeshëm nga policia në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë, ka realizuar 2 mijë e 41 gjoba trafiku. Në të njëjtën vazhdë kohore, u regjistruan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin. “Ne kemi...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, thotë për FrontOnline se e sheh të paarsyeshëm ligjin për tatimin në pronë dhe...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Stadiumi Tropicana Field – shtëpia e ekipit të bejsbollit Tampa Bay Rays – duket se është dëmtuar rëndë nga Uragani Milton që...
    Lajme10 Tetor 2024
    Një rast i rënd dyshohet të ketë ndodhur në autobusin 4 të trafikut urban në Prishtinë, ku një i moshuar dyshohet se...
    Lajme10 Tetor 2024
    Viteve të fundit në Kosovë, ka rritje të rasteve me divorce. Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bëhet...
    Shëndetësi10 Tetor 2024
    10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Kjo datë është e rëndësishme, veçanërisht për shoqëri ende të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Kjo seancë pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës 5. Votimi për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.