×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca: “Zajednica”, më e rrezikshme se COVID-19

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për idenë që e pati shpalosur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2017, e që kishte të bënte me shkëmbimin e territoreve.

    Konjufca tha se lidhur me këtë temë ka pasur një plan.

    Ish-ministri i Jashtëm theksoi se pas dështimit të këtij plani, kreu i shtetit ka aktivizuar një ide tjetër atë të Zajednicës.

    “Kur z. Thaçi për herë të parë në konferencën e Albachut kur e ka bërë publik çështjen e shkëmbimit territorial, Vetëvendosja ka reaguar fuqishëm edhe e ka parë aty një plan. Këto nuk kanë qenë fjalë goje, këto kanë qenë pjesë e negociatave”, ka thënë Konjufca në Klan Kosova.

    “Pra kjo nuk është një dëshirë e zotërit Thaçi, ky ka qenë projekt politik për të cilën është investuar edhe ka burime tashmë të bollshme që ka qenë pjesë e diskutimit me të tjerët. Tash kur jemi në këtë dimension, dhe e pranojmë këtë premisë për të cilën Vetëvendosja ka reaguar fuqishëm, jo vetëm Vetëvendosja por edhe Lidhja Demokratike, bile edhe PDK-ja edhe pse Thaçi e ka shpjeguar këtë ide së paku zotëri Kadri Veseli ka dalë edhe e ka kundërshtuar”.

    “Pra krejt spektri dominant politik i tri partive politike e pat pritur me shqetësim që nga viti 2017 dhe po reziston që tre vjet.Dhe tash kur kjo ide ka ra në ujë tash kemi hapjen e ideve të reja. Tash kemi një Zaednicë. Dhe unë jam i shqetësuar se z.Hoti para disa ditëvë në një emision televiziv ka deklaruar se do ta bëjmë Zaednicën sikur në vitin 2015”.

    Konjufca shtoi se rreziku i Zajednicës shkon përtej rrezikut nga pandemia COVID-19.

    “Kjo meriton jo vetëm një kritikë të ashpër por këtu është kufiri i durimit i popullit të Kosovës. Kjo është përtej rrezikut të COVIDIT. Përderisa deri tash populli i Kosovës ka qenë i qetë edhe Vetëvendosja ka qenë e qetë për hatër të pandemisë. Edhe ashtu kjo qeveri ka qenë katastrofike në luftimin e pandemisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Një tërmet është regjistruar mbrëmë vonë në Malin e Zi, konkretisht zonën pranë Tivatit. Sipas njoftimit, shkalla e dridhjes së tokës ishte...
    Lajme02 Qershor 2025
    Remitancat vazhdojnë të kenë kontribut të madh në ekonominë e Kosovës, duke shënuar rritje të qëndrueshme edhe gjatë vitit 2025. Sipas të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Hyseni foli rreth problemeve rreth...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Lajme01 Qershor 2025
    Gjendja e të riut që u aksidentua në Polluzhë të Drenasit është stabile. Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Emergjencës...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.