×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Konjufca: Vendimi për dinarin është i duhuri, s’ka kthim mbrapa

    FrontOnline
    25 Mars 2024

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konsideron se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës mbi dinarin serb është i duhur dhe se nuk ka kthim mbrapa.

    Në një deklarim për media pas ekspozitës së organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, Konjufca thotë se mund të gjinden zgjidhje sa i përket pagave e pensioneve të qytetarëve serb.

    “Republika e Kosovës përmes qeverisë në këtë rast sepse është ajo kompetente për këto çështje e ka formuluar saktë qëndrimin vet se si do të pozicionohet sa i përket çështjes së dinarit. Ajo është në një pozicion shumë të qartë dhe pa dy kuptimësi, ka edhe një përpjekje ndërkombëtare që me mujt me gjet një hapësirë të afrimit të qëndrimeve. Deri tashti nuk ka ndodh nuk kam ndonjë mendim specifik a do të ndodh kësaj radhe sepse Kosova është plotësisht në të drejtën e saj dhe është një çështje sa i përket legjitimitetit e vendimit, nuk ka askush vërejtje, nuk ka askush kritikë pra vendimi është i Kosovës, është i duhuri dhe është ajo çka është nevojitur”, u shpreh Konjufca.

    “Sa i përket kësaj se çfarë pasoja ka shkaktuar ajo, ato mund të adresohen secila në mënyrë të veçantë sa i përket jetës praktike se si funksionon komuniteti serb atje, pagat, benefitet, pensionet, ato mund të gjendet ndonjë zgjidhje si të paguhen e kryhen këto, mirëpo a do të kthehet sërish dinari si çështje e valutës të transaksionit të Republikës së Kosovës unë nuk besoj që ka kthim mbrapa”, deklaroi Konjufca.

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.