×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takon deputetin estonez, Kristo Enn Vaga, flasin për situatën politike në të dyja vendet

    FrontOnline
    26 Qershor 2024

    Kryetari i Kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, deputetin Kristo Enn Vaga.

    Në komunikatën për media të kuvendit, bëhet e ditur se fillim të këtij takimi ku u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, ku Konjufca i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi deputetin estonez, Kristo Enn Vaga për vizitën, duke e vlerësuar këtë si tregues të angazhimit për të forcuar gjithnjë e më shumë bashkëpunimin mes dy shteteve.

    Ata gjithashtu kanë diskutuar edhe për situatën politike në vendet përkatëse, si dhe për aspekte të sigurisë që përfshijnë rajonin dhe gjithë Evropën.

    “Pasi diskutuan për situatën politike në vendet përkatëse, si dhe për aspekte të sigurisë që përfshijnë rajonin dhe gjithë Evropën, kryetari Konjufca ritheksoi se mbështetja e Estonisë ndaj Republikës së Kosovës në aspiratën e saj për integrim në organizata ndërkombëtare është e rëndësishme, duke shprehur mirënjohje ndaj shtetit estonez, me pritshmërinë që kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen”.

    “Kryetari i Grupit të Miqësisë me Kosovën në Parlamentin e Estonisë, Kristo Enn Vaga e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, shprehu gatishmërinë e Estonisë për angazhim në drejtim të marrëdhënieve sa më të ngushta dypalëshe dhe vazhdim të mbështetjes për Republikën e Kosovën”, thuhet në komunikatën për media.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2024
    Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit. Numri më i lartë u përket qytetarëve të Kosovës....
    Lajme28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Argjentina mblodhën këtë të enjte në kuadër të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një takim të ministrave...
    Lajme28 Shtator 2024
    Ish të burgosurit politikë në Kosovë të periudhës jugosllave kryesisht ishin të dënuar për irredentisëm dhe aktivitete nacionaliste. Ata konsideroheshin armiq të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.