×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takoi shefin e EULEX-it, diskutuan për demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

    Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, sa i përket fushës së sundimit të ligjit, nga perspektiva e aktualitetit dhe synimeve të përbashkëta për ligjshmëri të kudogjendur, demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë.

    Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e gjithnjë e më substancial, me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

    Konjufca e falënderoi Giovanni Pietro Barbanon për vizitën, duke e vlerësuar kontributin e Misionit të BE-së në Kosovë. Ai u shpreh se ky kontribut i ka dhënë efektet e tij edhe në kapacitetet e Republikës së Kosovës për t’u përballur me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër urës së Ibrit në Mitrovicë Aksioni do të mbahet nga...
    Lajme18 Shtator 2024
    Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, sipas të cilit Kosova ka nivelin më të...
    Lajme18 Shtator 2024
    Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola dhe përfaqësuesja e Hungarisë, si kryetare e Këshillit të BE-së, do të nënshkruajnë sot në Strasburg...
    Të tjera
    Sport18 Shtator 2024
    Legjenda italiane e futbollit të viteve të 0-ta, Salvatore Schillaci ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Ai vdiq në moshën 60-vjeçare,...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi, si dhe Luan Hoti dhe Naim Bunjaku, janë deklaruar të pafajshëm lidhur...
    Lajme18 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci  thotë se dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka deklaruar...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani i ka bërë thirrje ministrt të punëve të brendshme Xhelal Sveçla që të jap dorëheqje. Sipas tij,...
    Lajme18 Shtator 2024
    Një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallur shumë reagime gjatë ditëve të fundit. Gjithë reagimi nisi pasi në dokument...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka vdekur këtë të mërkurë. Sipas burimeve të A2 CNN, Bogdani ka pësuar infarkt dhe është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.