×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takohet me ambasadoren e Luksemburgut, ja çka u premtua

    FrontOnline
    13 Prill 2021

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut, Natacha Gomes.

    Ambasadorja Gomes, me këtë rast, e ka uruar kryekuvendarin Konjufca për marrjen e detyrës së re në krye të Kuvendit të Kosovës.

    Duke përmendur rrethanat e reja politike në Kosovë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ambasadorja Gomes është shprehur optimiste përkitazi me krijimin e mundësive më të mëdha investuese, me theks të veçantë ardhjen e investitorëve të Luksemburgut në Kosovë.

    Ajo u zotua për vazhdimin e projekteve të mëparshme dhe konfirmoi gatishmërinë e shtetit të saj për mbështetjen e kapaciteteve të Kuvendit në ngritje të cilësisë së draftimit të ligjeve, si dhe premtoi projekte të përbashkëta me Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Nga ana e tij, kryekuvendari Konjufca e falënderoi ambasadoren për rolin aktiv të shtetit të saj, Luksemburgut, në mbështetje të vazhdueshme të institucioneve dhe shtetit të Kosovës. Konjufca gjithashtu e njoftoi ambasadoren Gomes lidhur me agjendën dhe prioritetet e legjislaturës së 8-të, si dhe shprehu nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Luksemburgut./Front Online/

    KESCO u certifikua me tri ISO Standarde
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ka vdekur aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së, Isuf Tahirsylaj nga Isniqi i Deçanit. Kështu ka bërë të ditur faqja “Fshati Isniq” në Facebook,...
    Lajme13 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook është shprehur i bindur se mërgata do ta votojë Albin Kurtin me...
    Lajme13 Tetor 2024
    Anëtari i AAK-së Daut Haradinaj, ka ironizuar me qeverinë lidhur me situatën e krijuar pas mungesës së furnizimit me ushqim për FSK-në. “Nëse...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet t’ia tregojë diasporës...
    Lajme13 Tetor 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Në 24 orët e fundit, qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një seri tërmetesh që kanë ngjallur shqetësim mes banorëve....
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Një 12-vjeçar ka vdekur në Tiranë, pasi i njëjti ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. Policia e Shqipërisë ka bërë të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Detyrë parësore ka mbikëqyrjen e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, e një e tillë u bë edhe me emërimin e tij....
    Lajme13 Tetor 2024
    Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë kanë thënë se kanë telashe me mungesë të ujit. Disa banorë kanë thënë se ndërprerjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.