Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se subjekti që ky përfaqëson, nuk do t’i përgjigjet fare ndonjë ftese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin për çështjen e presidentit.
“Ne mendojmë si Vetëvendosje që as që ja vlenë të shkojmë në mbledhje të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nuk e ka hallin fare te presidenti, por e ka hallin tek mosshkaktimi i zgjedhjeve të reja nacionale parlamentare”, ka thënë ai në KlanKosova.
Sipas tij, LDK-ja nuk e ka shqetësim çështjen e presidentit.
”Për LDK-në nuk është shqetësimi dhe fokusi që Kosova nuk e ka një president. Shqetësimi është qysh kjo me qenë instrument i shmangies së zgjedhjeve nacionale. Kështu e konsideroj sjelljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për arsye se nuk jam i sigurt nëse e ka të garantuar vendin e tretë në zgjedhje nacionale”, ka deklaruar Konjufca./FrontOnline