×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca, Beyerit: Qasja e Serbisë kërc*ënim për stabilitetin rajonal

    FrontOnline
    02 Tetor 2024

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.

    Kryekuvendari Konjufca e falënderoi deputetin gjerman për vizitën, duke sjellë në vëmendje rolin  dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë në drejtim të Kosovës.

    Ai u shpreh se mbështetja e shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës vijon të ketë rëndësi thelbësore, si dhe theksoi nevojën që partneriteti i ngushtë midis dy vendeve të thellohet gjithnjë e më shumë, përmes bashkëpunimit dhe projekteve që kanë në bazë interestin dhe vlerat tona të përbashkëta.

    Në takim u bisedua edhe rreth çështjeve të ekonomisë, zhvillimit dhe sigurisë, ku kryetari Konjufca e njoftoi deputetin Peter Beyer me zhvillimet e aktualitetit, duke e cilësuar qasjen e Serbisë kërcënim për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal. Po ashtu, bashkëbiseduesit diskutuan rreth rolit të diasporës së Kosovës në Gjermani si element shumë i rëndësishëm ndërlidhës dhe i forcimit të raporteve mes dy vendeve.

    “Deputeti gjerman, Peter Beyer, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke u shprehur për nevojën e bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes vendeve tona, si dhe duke theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë në krah të saj mbështetjen gjermane, në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2024
    Shtatë persona janë shoqëruar në polici pasi sot më 2 tetor në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë janë dëgjuar të shtëna me armë....
    Lajme02 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot ka shkuar për vizitë zyrtare në Letoni. Në një postim në...
    Lajme02 Tetor 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës tha se sot festohet trashëgimia e Gandit, Martin...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2024
    Janë arrestuar tre persona në Prizren të përfshirë në veprat penale “fajde dhe detyrim”. Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur...
    Lajme02 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj T.Gj për veprën penale“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndërkaq ndaj B.K, për veprën...
    Lajme02 Tetor 2024
    Një tjetër takim ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Varshavë. Kreu i ekzekutivit kosovar këtë të...
    Lajme02 Tetor 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kanë kryer një patrullë...
    Lajme02 Tetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Në njoftimin e lëshuar thueht...
    Vip02 Tetor 2024
    Muaji tetor në të gjithë botën shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit. Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.