×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kongresi i ShBA-së miraton pakon e rimëkëmbjes prej 892 miliardë dollarësh

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Kongresi i Shteteve të Bashkuara të hënën e miratoi pakon ndihmëse prej 892 miliardë dollarësh, duke siguruar përkrahje shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për ekonominë që është goditur rëndë nga pandemia.

    Pas disa ditëve të bisedimeve të ashpra, të dyja dhomat e Kongresit e vazhduan punën deri natën vonë për miratimin e pakos me vlerë të përgjithshme prej 2.3 trilionë dollarësh, ku përfshihen edhe shpenzimet për pjesën tjetër të vitit fiskal.

    Fillimisht, pakoja e rimëkëmbjes ekonomike u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa më pas në Senat me përkrahjen e dy partive, ku 92 anëtarë votuan për dhe vetëm gjashtë ishin kundër, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Në këtë pako përshfshihet edhe ndihma individuale prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve si dhe pagesat tradicionale për miliona njerëz që janë përjashtuar nga puna gjatë pandemisë.

    Kjo është pakoja e dytë e miratuar nga Kongresi që nga prilli dhe erdhi në kohën kur përhapja e pandemisë në Shtetet e Bashkuara është përshpejtuar. Çdo ditë, në këtë shtet po regjistrohen mbi 200.000 raste të reja të infektimeve.

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila është pjesë e Partisë Demokratike, tha se e përkrah këtë pako, ndonëse në të nuk përfshihet ndihma e drejtpërdrejtë për qeveritë lokale dhe qeverinë shtetërore, të cilën e kishin kërkuar demokratët.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Në Venezuelë, sot u mbajt inaugurimi i presidentit të ri/të vjetër Nicolas Maduro dhe në listën e të ftuarve ndërkombëtarë ishte edhe...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujtoi 26 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe veprimtarit të shquar, Enver Maloku. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.