×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfiskohet mbi 1 mijë kilogram mish i prishur në Prishtinë

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një aksion dy ditor ka konfiskuar mbi 1 mijë kg mish të prishur në disa mishtore në Prishtinë.

    AUV ka njoftuar se sasia totale e produkteve të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi: mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë̈ në dy dit rresht ka ndërmarr një aksion për kontrollin e të gjitha mishtoreve në komunën e Prishtinës, për mbikëqyrjen e tregtimit të mishit dhe nën produkteve nga mishi. Në secilin rast kur inspektorët kanë hasur mish ose nënprodukte mishi të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore për tregtim, ato menjëherë janë larguar nga shitja dhe janë bllokuar me proces deri ne asgjësim. Sasia totale e produkte të ndaluara është 1100 kg mish dhe nënprodukte mishi ( mish i freskët, mish ne faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, etj). Aksioni u realizua përmes 4 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga një inspektor i komunës se Prishtinës.

    Sipas AUV, problemet me të theksuara ishin: Mungesa e vendimeve për regjistrim ne AUV, mishi pa dokumentacion, dhe sasitë̈ tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat trajtohen termikisht. . Kushtet teknike sanitare të mishtoreve në nivel të përgjithshme ishin të mira. Në disa raste janë̈ dhënë̈ vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore. AUV në ditët në vazhdim do të bëj asgjësimin e gjithë̈ sasisë̈ se ndaluar”, thuhet në njoftim.

    Tutje thuhet se aksione të tilla do të zhvillohen në gjithë Kosovën për të larguar nga tregu produkte që s’i përmbushin kriteret ligjore për tregtim.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme11 Tetor 2024
    Lëvijza Vetëvendosje, akuzon opozitën se ka siklet për Qeverinë Kurti. Ndër të tjera, në një postim në faqen zyrtare të partisë në...
    Lajme11 Tetor 2024
    Një polic ka plagosur aksidentalisht kolegen e tij në objektin e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë. Lajmin e kanë konfirmuar nga Inspektorati...
    Lajme11 Tetor 2024
    Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të pastrimit të parave kërkon një qasje gjithëpërfshirëse ku kombinohen kapacitetet e avancuara teknologjike, pajtueshmëria rregullatore si...
    Të tjera
    Opinione11 Tetor 2024
    Shkruan: Blerim Shala Dy luftërat e tri viteve të fundit në botë, ajo në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, janë së...
    Lajme11 Tetor 2024
    I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, u prit nga liderët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një e mitur është dhunuar në Fushë Kosovë. Rastin në polici e ka paraqitur vet e mitura. Palët janë intervistuar dhe me...
    Bota/Rajoni11 Tetor 2024
    Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE, të cilët dyshohet se kanë qenë të...
    Kronika11 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 606 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të kaluara. Po ashtu bëhet e ditur se...
    Kronika11 Tetor 2024
    Një i mitur është zhdukur në Fushë Kosovë gjatë ditës së enjte. Rastin në polici e ka raportuar babai i të miturit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.