×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komuniteti mysliman i shqetësuar rreth nismës për Shtetin Bektashi

    FrontOnline
    23 Shtator 2024

    Në Shqipëri komuniteti mysliman shprehu shqetësim për deklaratën e kryeministrit Edi Rama për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”.

    Në një reagim zyrtar, ky komunitet kujton që në fillim se ai është “përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri”, ndërsa thekson se “kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë”.

    Sipas zotit Rama, shteti Sovran i Bektashinjve do të ishte “një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”. Por Komuniteti mysliman vë në dukje se ai është “shumicë në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend”, të cilën e vlerëson si “kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë”. Prandaj sipas këtij Komuniteti “në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

    Komuniteti mysliman thekson gjithashtu është “institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate”, dhe “sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim”. Deklarata mbyllet me paralajmërimin se “ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çështje dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”.

    Idenë e tij për një Shtet Sovran të urdhërit të bektashinjve, zoti Rama e hodhi fillimist në një intervistë për gazetën amerikane New York Times, ndërsa të dielën e deklaroi publikisht dhe në fjalën e tij në takimin “Samiti i të ardhmes”, i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Selia Botërore e Bektashinjve i bëri menjëherë jehonë idesë së tij duke folur për një “nismë të jashtëzakonshme” që sipas saj do të sjellë “një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”.

    Madje në një deklaratë të shpërndarë të dielën nga Selia botërore e bektashinjve në Tiranë, ofroheshin dhe detaje se si do të funksiononte ky Shtet, duke shpjegohet se me këtë nismë Urdhëri bektashi “do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative…Si ent shpirtëror, shtetësia në shtetin e ri sovran të Urdhrit Bektashi do të kufizohet vetëm tek anëtarët e klerit dhe individët e angazhuar në administrimin e shtetit. Qeverisja e shtetit do të udhëhiqet nga udhëheqja shpirtërore e Urdhrit, me Kryegjyshin (Dedebaba) dhe një këshill që do të mbikëqyrë funksionet fetare dhe administrative”. Ndërsa dhe adresa e emailit për mediat që duan të kontaktojnë për këtë çështje, tanimë është @bektashistate.org (shteti bektashi).

    Nga ana tjetër, nisma e kryeministrit ka ndezur dhe debate nga pikëpamja ligjore, duke qenë se dhënia e sovranitetit për Shtetin bektashi bie ndesh me Kushtetutën shqiptare e cila parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”./VOA/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    I dyshuari për atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump në 15 shtator në Florida, ka lënë një letër disa muaj më parë, ku...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Autoritetet në Liban kanë thënë se deri me tani është konfirmuar se 356 persona , së paku 24 prej të cilëve fëmijë,...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mirëpritur homologun e tij të Emirateve të Bashkuara në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mënyrat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ngritur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara shqetësimin se si Shqipëria ra viktimë e sulmeve kibernetike....
    Lajme23 Shtator 2024
    Kuvendi i Prishtinës nuk ka arritur ende ta miratojë buxhetin për vitin 2025. Kjo pasi opozita është  shprehur kundër këtij propozimi nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga...
    Lajme23 Shtator 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar sot me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit”...
    Sport23 Shtator 2024
    Futbollisti i njohur Enis Zabërgja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka vendosur që t’i jap fund karrierës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.