×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat zbatojnë vetëm 39 për qind të rekomandimeve të ZKA-së

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në vitin 2023.

    Kjo u bë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë publikimit të analizës gjithëpërfshirëse për raportin e ZKA-së, ku mes tjerash u theksua se në bazë të të gjeturave ka keqmenaxhim të parasë publike nga komunat.

    Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se niveli i zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së për nivelin lokal ka rënë vitin e kaluar.

    Ai përmendi disa prej arsyeve që sipas tij ka mundur të ndodh një gjë e tillë.

    Pjesë e tryezës së diskutimit ishte edhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, e cila tha se niveli lokal ka ngecje më shumë në zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së.

    Ajo tha se te niveli qendror dhe agjencitë e pavarura zbatimi i rekomandimeve është më i kënaqshëm, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    Pjesëmarrës në publikimin e kësaj analize ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se kanë bërë progres në zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së.

    Mirëpo, ai tha se komunat nuk duhet të penalizohen për shkak të keq klasifikimit të shpenzimeve që dalin nga kontrata kolektive, e nënshkruar nga qeveritë e kaluara.

    Ndërkaq, kryetari i komunës së Kamenicës, Kadri Rrahimaj, tha se raporti i kualifikuar për komunat nga Zyra Kombëtare e Auditimit jo shpeshherë ndërlidhet me punën ose mospunën e kryetarit të komunës.

    Ai përmendi kontratën kolektive si barrë për komunat, derisa dha si shembull një vendim nga e kaluara.

    Pjesë e tryezës në publikimin e kësaj analize ishin edhe deputetë nga Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, të cilët theksuan nevojën e zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së.

     

    Shumë sport në platformën Artmotion, sezoni i ri në ligat më të forta të botës sjellë shumë ekskluzivitete
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Nëpërmjet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ura e Rogovës e cila ka një gjerësi prej 6 metrave, me 1.5 metra trotuar në të dyja anet, si dhe përshkon...
    Lajme22 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministrja për të Drejtat e Njeriut dhe Çështjet e Pakicave, Emilija Rexhepi, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (ICO), ka mbajtur...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti mëngjesin e së martës ka folur për një zbulim tejet të rëndësishëm, duke krijuar metaforë e duke...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...
    Sport22 Tetor 2024
    Fundi i sprovës. Neymar Junior më në fund është rikthyer në fushën e blertë: dje, pas më shumë se një viti mungese,...
    Vip22 Tetor 2024
    Edicioni i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’ ka filluar, e që në tani dinamikat e lojës janë bërë të vështirë. Por...
    Lajme22 Tetor 2024
    Fadil Geci thotë se komunikata 59 e cila njolloste vëllezërit Geci, është shkruar nga Hashim Thaçi. Këtë gjë, Geci e tha të...
    Vip22 Tetor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka fituar çmimin si këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi 2024. Përmes një shkrimi në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.