×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Suharekës e anulon tenderin, dyshon në falsifikim të dokumentit

    FrontOnline
    24 Janar 2020

    Tenderi në vlerë prej rreth 50 mijë euro i Komunës së Suharekës për shërbimet e zhvendosjes me merimangë të automjeteve në territorin e saj ka shkuar drejt anulimit për shkak të dyshimeve për fasifikim të dokumenteve nga një kompani private pjesëmarrëse në këtë proces të prokurimit, raporton portali “Front Online”.

    Tenderin e kanë fituar kompaninë “Xoni SHPK dhe Osmani”, por zyrtarët komunal po pretendojnë se një referencë e një kompanie të sigurimeve është e falsifikuar.

    “Gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit kemi pasur një vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP) për vlerësim të kësaj lënde, me ç’rast është kërkuar të verifikohen dokumentet e lëshuara nga autoritetet dhe operatorët e ndryshëm ekonomik. Bazuar në listën e kontratave të kompanive Xoni dhe Osmani kemi një kontratë dhe një referencë të lëshuar nga kompania “Sigma Group”, por ka mospërputhje mes kontratës dhe referencës”, ka deklaruar në seancën e OSHP-së Bujar Kuqi nga Komuna e Suharekës.

    Ai ka shtuar se Komuna i është drejtuar kompanisë së sigurimeve “Sigma”, e cila ka lëshuar këtë referencë të prezantuar nga operatori ekonomik, por kompania e sigurimeve  u ka bërë të ditur se dokumentin nuk e kanë lëshuar ata dhe kërkojnë që i njejti mos të merret valid, raporton portali “Front Online”.

    Në anën tjetër, Hasan Osmani nga kompania “Osmani” ka thënë se dokumenti është i lëshuar nga “Sigma”, duke e mohuar se të njejtin e kanë falsifikuar.

    “Unë nuk i kam vulat e tyre, prandaj nuk kam si ta nënshkruaj dhe ta vulosi. Ne kemi kontratë me Sigma-n që 15 vite”, ka thënë Osmani.

    Ndërsa në pyetjen e kryetarit të panelit shqyrtues, Nuhi Paqarizi, për operatorin ekonomik se a e kanë kontaktuar kompaninë “Sigma” pas kësaj përgjigje të tyre, përfaqësuesi i operatorit ekonomik ka thënë se një dokument të tillë më herët e ka nënshkruar një drejtor tjetër.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

     

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Vip09 Prill 2025
    Humoristi nga Kamenica, Gani Gërmia, është bërë pjesë e spektaklit Ferma VIP 2. Në këtë reality shou është edhe TikTok-eri nga Peja,...
    Lajme09 Prill 2025
    Zgjidhni komoditetin dhe kualitetin me fluturimet direkte të PrishtinaTicket nga Nürnberg në Prishtinë, tri herë në javë – çdo të hënë, të...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Administrata e Donald Trump, me deklaratat e saj po bënë thirrje që Evropa të...
    Lajme09 Prill 2025
    Drejtori ekzekutiv i KDI, Ismet Kryeziu ka kritikuar partitë politike në Kosovë për qëndrimet e tyre se nuk bëjnë koalicion me Listën...
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si...
    Lajme09 Prill 2025
    Në përvjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për rrugën e vështirësisë së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.