×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna Istogut rekomandoi për kontratë kompaninë me çmim 100 % më të lartë se sa konkurrentët tjerë në garë

    FrontOnline
    21 Janar 2020

    Visar Krasniqi nga kompania “Vlora”, po pretendon se komuna e Istogut i eliminoi nga gara për tendin “Pajisja e klubeve sportive me rekuizita”, ndonëse sipas tij kompania që përfaqëson ai ka plotësuar të gjitha kriteret e dosjes së tenderit

    Në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) të cilën e ka monitoruar “Front Online” Krasniqi ka thënë se Autoriteti Kontraktues (AK), komuna Istog ka eliminuar kompaninë tonë edhe pse kemi plotësuar te gjitha kriteret e parashtruara ne njoftimin për kontrate dhe ne dosjen e tenderit. “Bazuar në dispozitat ligjore të nenit 72 të Ligjit të Prokurimit Publik  (LPP) dhe nenit 39 te UOPP-se dokumentet për te cilat AK na ka eliminuar ligji e obligon qe te na kërkojë sqarime shtese dhe duke mare parasysh se ekzistenca e këtyre dokumenteve është para datës se fundit për dorëzimin e ofertave AK është dashur ti pranoje si valide. Nder te tjera kontratat mes distributorit i cili ka autorizuar kompaninë tone për këtë projekt dhe prodhuesit nuk ka qene kriter te dorëzohen me oferte por ne i kemi ofruar di dëshmi shtese relevante. Neni 52.3 dhe 56.3 obligojnë AK qe vlerësimin e ofertave te bëjnë bazuar vetëm ne kritere te matshme te cilat me pare kane qene te parashtruara ne njoftimin për kontrate dhe ne dosjen e tenderit.

    Duke mare parasysh se dëshmitë/kontratat mes prodhuesit e distributorit nuk kane qene kërkesë ne dosjen e tenderit AK para se te vendos për eliminimin e kompanisë sonë është dashur fillimisht te kërkojë sqarime konform dispozitave ligjore te lartcekura” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Sipas tij, shkelje tjetër procedurale të cilën AK ka bërë gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit është se ka nxjerre njoftimin për dhënie te kontratës pa skaduar afati për ankese ne OSHP.

    “Oferta e OE të rekomanduar për kontratë nga AK është 100% me e shtrenjtë se oferta e kompanisë sonë duke mare parasysh edhe këtë fakt AK fillimisht është dashur te kërkojë sqarime shtese nga kompania jone pasi qe nenet 1 dhe 6 te LPP-se obligojnë AK qe fondet publike ti shfrytëzojë ne mënyrë racionale dhe ekonomike” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Në anën tjetër Zizë Bujupaj nga komuna e Istogut në seancën e OSHP-së ka thënë se  kompania ankuese nuk ka plotësuar kriteret e dosjes së tenderit. Sipas saj kompania në fjalë në mesin e dokumenteve ka pasur edhe një autorizim me afat të skaduar.  “Kompania Vlora në mesin e dokumenteve të dorëzuara ka një autorizim nga një kompani tjetër ‘Vlera Sport’ e cila është përfaqësuese ekskluzive për Kosove e brendeve Stag dhe Dafron. Këto autorizime janë nga kompania Tetra dhe Stag për kompaninë Vlera te cilave afati iu ka skaduar në vitit 2017. Gjithashtu OE ne fjale ka ofruar 2 Katalogë nga Stag dhe një nga Shaf te cilat nuk i mbulojnë të gjithë artikujt që janë kërkuar” ka thënë ajo.

    Gjatë prezantimit në seancë Ekspertja Shqyrtuese Hafseje Zejnullahu deklaroj tha se qëndron mbrapa raportit të saj dhe kërkoj të mbetet në fuqi vendimi i Autoritetit Kontraktues

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i Operatorit Ekonomik ankues kërkoi nga Paneli Shqyrtues që të aprovojë ankesën e kompanisë si të bazuar dhe lënda të kthehet ne ri-vlerësim.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurim/ Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, për FrontOnline ka folur pas mbledhjes së përfaqësuesve politikë që patën takim me...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se ishte një akt i pastër besimi se për liri,...
    Lajme09 Prill 2025
    Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në...
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike në vend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arber Rexhaj,...
    Lajme09 Prill 2025
    Sot shënohet 26-vjetori nga Beteja e Koshares. Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.