×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna Gjilanit shpall tender 830 mijë euro për sigurimin fizik  të objekteve shkollore

    FrontOnline
    11 Mars 2020

    Komuna e Gjilanit, e cila drejtohet nga Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shpallur tender 830 mijë eurosh për sigurimin fizik të objekteve shkollore në komunën e Gjilanit.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga “Front Online” shihet se për këtë proces prokurimi komuna ka paraparë një buxhet prej 829.843,20 euro.

    Në njoftimin për kontratë thuhet se Operatori Ekonomik që dëshiron të marrë pjesë në këtë proces prokurimi duhet t’i ofrojë dëshmi të kënaqshme Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve të fundit (duke filluar nga data e publikimit te Njoftimit për kontrate) ka qenë prej jo më pak se 800.000,00 Euro.

    “Projekte të përfunduara të shërbimeve të ngjashme në tre vitet e fundit, nga data e publikimit të njoftimit për kontratë, minimum në vlerë financiare prej 700,000.00 Euro projekte të ngjashme. Nëse OE tenderojnë si grup i operatoreve ekonomik apo konsorcium, atëherë lideri i grupit duhet t’i ketë 60% të vlerës së kërkuar” thuhet në njoftimin për kontratë, raporton “Front Online”

    Nëse nuk ka ankesa, paraprake nga Operatoret Ekonomik që synojnë të marrin pjesë, data e hapjes së ofertave për këtë proces Prokurimi do të behët më 14 prill të këtij viti. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po...
    Lajme28 Maj 2025
    Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se ekipet e tyre janë aktivizuar në një operacion kërkim-shpëtimi pas njoftimin për një person...
    Opinione28 Maj 2025
    Le të shpresojmë që Donaldi është i tërbuar nga inati dhe do të godasë atje ku Putinit i dhemb më shumë. Burimi:...
    Lifestyle28 Maj 2025
    Një filxhan qumësht në mëngjes mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi...
    Lajme28 Maj 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset në vend nuk do të ndalen vetëm me një protestë...
    Lajme28 Maj 2025
    Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrje-daljet kryesore në kryeqytet. Lokacionet...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.