×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Vushtrrisë ndanë 63 krerë lopë për persona me asistencë sociale

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Komuna e Vushtrrisë̈ në bashkëpunim me Shoqatën Islamic Relief Kosova, ka bërë shpërndarjen e 63 krerë lopë qumështore për personat me asistencë sociale.

    Drejtori i bujqësisë së kësaj komune, Miran Halili

    Halili: Me këtë projekt mendojmë t’ua lehtësojmë jetën personave me asistencë sociale

    “Ky projekt është projekt për persona me asistencë sociale. Është projekt i përbashkët në mes të Komunës së Vushtrrisë, drejtorisë për ekonomi, bujqësi dhe pylltari, dhe shoqatës Islamic Relief. Vlera e këtij projekti është mbi 400 mijë euro. Me këtë rast falënderoj Islamic Relief që na ka mbështetë në këtë projekt për personat me asistencë sociale për të cilët mendojmë se do të ia lehtësojnë sado kudo jetën, ka thënë Halili

    Ndërsa përfituesi i kësaj ndihme, Remzi Ademi ka falënderuar kryetarin, si dhe Shoqatën Islamic Relief për dhurimin e këtyre lopëve.

    Ademi: Ky dhurim është shumë i mir.

    “Ky dhurim është shumë i mirë dhe të drejtë, dhe falënderojmë kryetarin e komunës Xhafer Tahiri për këtë projekt që e ka realizuar për ne personat me ndihmë sociale dhe me aftësi të kufizuara për dhurimin e këtyre lopëve dhe i falënderohem shoqatës Islamike që na kanë ndihmuar me këto lopë”, ka thënë Ademi.

    E përfituesja, Fahrie Begu ka falënderuar donatorët, ndërsa është shprehur e lumtur që është përfituese e kësaj ndihme.

    Begu: Komuna më ndihmoi shumë

    “Me ndihmon shumë, edhe Allahu i shpërbleftë, se komuna më ka ndihmuar edhe më herët, edhe tash. Normal ndihma është e mirë gjithë dhe faleminderit prej tyre dhe ishalla Zoti i ndihmon kush është dashamirë për neve dhe për gjithsekënd. Veç na ka ndihmuar shumë dhe ishalla kemi sukses gjithkush me to”, ka thënë Begu.

    Ndryshe, kusht për përfitimin e një lope ishte që përfituesit me qenë në asistencë sociale, si dhe të ketë shtallën dhe ushqim për bagëti të paktën për një vit.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zyrtari i LDK’së, Visar Azemi ka reaguar pas akuzavetë Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali, për lidhjen e deputetes së LDK’së,...
    Bota/Rajoni25 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të...
    Të tjera
    Lajme25 Shtator 2024
    Kryeministri Kurti në New York është takuar me kryeministrin e Lihtenshajnit, Daniel Risch. “Ky takim në New York u zhvillua teksa në...
    Lajme25 Shtator 2024
    Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Petrit Ajeti, po qëndron në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo u bë e ditur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Në takimin e Kartës ShBA-Adriatik (A-5) në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi përkushtimin e palëkundur...
    Lajme25 Shtator 2024
    Policia e ka ndaluar sot shoferin E.M. dhe e ka gjobitur atë me 300 euro për shkak të shkeljes së kufizimit të...
    Lajme25 Shtator 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Ozkan Ulutash, në përfundim të mandatit të tij, ka qëndruar në Bruksel, gjegjësisht në selinë e NATO-s,...
    Lajme25 Shtator 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka vizituar punimet në ndërtimin e Urës së Badocit. Durmishi tha se pas ndryshimeve të nevojshme në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.