×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Lipjanit jep tender 50 mijë € më të shtrenjtë, shpërthejnë akuzat për korrupsion (Dokumente)

    Fatlum Berisha
    15 Prill 2021

    Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka shpërblyer me tender 322 mijë eurosh kompaninë “Agoniti”.

    Ai përzgjodhi këtë të fundit për të furnizuar me dru të gjitha shkollat e komunës të cilën e udhëheqë, ani pse pati operatorë të tjerë ekonomikë që ofertuan më lirë se ajo për 50 mijë euro.

    Tenderi u dha në mars. Finalizimi i tij ndodhi në prill, raporton Front Online.

    Kontrata tashmë e finalizuar

    Procesverbali i hapjes së tenderëve, i siguruar nga Front Online, tregon se për kryerjen e këtij shërbimi ofertuan edhe 4 kompani të tjera. Prej tyre, pos një, ajo “Bushgegu” garoi me një çmim prej 700 euro më të shtrenjtë sesa ndërmarrja fituese “Agoniti”.

    3 të tjerat u paraqitën me oferta më të lira. “Aome” konkurroi me 304 mijë e 262 euro. “Wood Company” me akoma më pak, 289 mijë e 910 sosh. E ajo “Haxha” me 271 mijë e 970 – apo me 50 mijë euro më pak sesa triumfuesja “Agoniti”.

    Procesverbali i tenderit


    Akuza dhe mohime mes palëve


    “Aome”
    është njëra nga bizneset humbëse në këtë tender.

    Pronari i saj, Fadil Vitija, është i pakënaqur me procesin.

    Ai pretendon se biznesi që drejton qëllimisht u eliminua nga gara.

    “Është tejkaluar korrupsioni. Komuna ka bërë 100 % padrejtësi. Ka pasë parregullsi. Dy herë kam bërë ankesë në Organin Shqyrtues po nuk ua ka ni. Qellimisht na kanë eleminu. Edhe me dhanë kumedit sa më lirë me pasë ofru, nuk mujme me fitu”, ka thënë ai për Front Online.

    Krejt këto akuza kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i hedh poshtë.

    “Lidhje personalisht nuk kam as me fituesin e as me humbësin e këtij tenderi”, tha shkurt ai për Front Online.

    Vitija ka bërë ankesë në OSHP. Kjo e fundit, siç shihet në dokumentin e siguruar nga Front Online, ia ka hedhur poshtë atë.

    Andaj i pari i Lipjanit është i shkurt në përgjigjen e tij.

    “Kur merr vendim OSHP-ja. Aty mo nuk ka kush çka me i bo kompanisë”, tha Ahmeti.

    Dyshime se buxheti komunal u dëmtua për mbi 20 mijë euro

     

    Tenderin në fjalë, pushtetarët lipjanasë, ia kanë dhënë kompanisë “Agoniti” për 2 vjet (2021-23).

    Gjatë këtij 24 mujorshi, biznesi në fjalë, obligohet me kontratë të dërgojë 7 mijë e 176 metra dru nëpër 26 shkolla.

    Çmimi për 1 metër është 44.9 euro.

    E sasinë e njëjtë të druve, ah, bung e qarr, një shitës i tyre thotë se do ta ofronte për 2 euro e 90 cent më lirë.

    “42 euro për metër pa pikë problemi. Bung, qarr, ah, me prerje. E po ashtu edhe palim të druve në tokë”, tha shitësi që deshi të mbesë anonim.

    Referuar këtij çmimi, komunës do t`i binte të shpenzonte në total rreth 21 mijë euro më pak nga “kuleta” e saj sesa pagoi për tenderin tashmë të kryer./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Sport22 Nëntor 2024
    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për përballjet me Islandën në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve. Foda...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës, kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin me anëtarët e komisionit parlamentar për të...
    Vip22 Nëntor 2024
    Gjesti e ka nisur ditën me plot energji, madje duke kënduar e vallëzuar. Në një moment ai ka shkuar në lavanderi, aty...
    Vip22 Nëntor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë dalur në oborr, për ta shijuar mëngjesin. Ata e kanë nisur këtë ditë me përplot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.