×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Gjakovës planifikon dhënien e 275 mijë € për pastrimin një vjeçar të spitalit “Isa Grezda”

    FrontOnline
    24 Nëntor 2022

    Komuna e Gjakovës ka rekomanduar për kontratë në vlerë 275 mijë euro kompaninë, MSS Mobile Sanitary Services.

    Këtë e përzgjodhi si fituese për të bërë pastrimin e brendshëm të spitalit ”Isa Grezda” që ndodhet në këtë komunë.

    Vlefshmëria e kontratës është për 12 muaj.

    Kompania MSS ofertoi më së liri për këtë aktivitet prokurimi.

    Doli me një çmim prej 275 mijë eurove, përdallim prej shtatë operatorëve tjerë garues që nxorën çmime më të larta.

    Laguna me 277 mijë euro, Schafberg me 291 mijë dhe konsorciumi Skyfterat dhe Capital X me 292 mijë sosh.

    Erik ofertoi me 289 mijë. Selmans Networks me 283 mijë euro. Efa Deinstleistung me 276 mijë sosh.

    Krejt në fund kompania Krasniqi me 293 mijë euro.

    Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, është njëri prej pesë spitaleve rajonale dhe dy spitaleve të komunave Ferizaj dhe Vushtri në Kosovë, i cili ofron shërbime shëndetësore të nivelit dytësor.

    Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë, ka 426 shtretër dhe ka të punësuar 545 punëtorë.

    Veprimtaria shëndetësore në spital është e organizuar në gjashtë departamente, 17 Reparte dhe 21 Njësi organizative-shërbime.

    Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë është i organizuar në bazë të Statutit të Spitalit të aprovuar nga ana e Këshillit Drejtues.

    Spitali i Përgjithshëm ”Isa Grezda” në Gjakovë përbëhet prej 7 Departamenteve.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës, duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti themelor si...
    Lajme09 Prill 2025
    Në përvjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për rrugën e vështirësisë së...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e pakrahasueshme, dhe këtë ajo përmend...
    Bota/Rajoni09 Prill 2025
    Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se rreth 70 shtete kanë shprehur interes për bisedime me SHBA-në...
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Lajme09 Prill 2025
    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.