×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Fushë-Kosovës që dhjetë muaj nuk ua ka paguar profesorëve paratë që iu takojnë

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    rocedurat burokratike të instaluara brenda Komunës së Fushë-Kosovës, kanë lënë profesorët e shkollës së mesme profesionale pa u paguar tash e dhjetë muaj për punën që kanë kryer. Vet drejtori i Arsimit thotë se kjo po ndodh për shkak të procedurave administrative. Derisa profesorët presin që të paguhen të paktën brenda këtij viti, në komunat e tjera nuk është raportuar për vonesa të ngjashme.

    Në çdo komunë të Kosovës, shkollat mesme profesionale hapin konkurs në mënyrë që t’i jepet mundësia çdo të rrituri që të diplomojë në nivelin e mesëm të studimeve, të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë diplomuar. Ky lloj mësimi quhet mësim për të rritur (joformal).

    Mësimin për të rritur e vlerësojnë profesorët e shkollave profesionale, e ku zakonisht ligjëratat dhe notimi i nxënësve bëhet pas orarit të punës. Kjo punë konsiderohet honorar dhe për këtë mund profesorët paguhen nga mjetet që nxënësit paguajnë të drejtën për t’u notuar dhe diplomuar.

    Paraprakisht, çdo profesor nënshkruan kontratë të veçantë për të punuar jashtë orarit gjatë verës dhe dimrit. Ligjëratat mbahen vazhdimisht, por afati i notimit bëhet në janar dhe qershor. Në çdo komunë të Kosovës, profesorët paguhen menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor. Por, jo në Fushë-Kosovë.

    Momentalisht, profesorët e shkollës profesionale të mesme në Fushë-Kosovë kanë dhjetë muaj pa u paguar. Paratë e tyre nuk i kanë marrë as pas afatit të janarit e as pas atij të qershorit.

    Sipas drejtorit të Arsimit në Fushë-Kosovë, Islam Shabanit, kjo gjë po ndodh për shkak se kështu është rregulluar me procedura administrative. Madje, Shabani insiston se këto pagesa duhet kaluar përmes Kuvendit Komunal dhe nuk ka formë tjetër.

    “Kjo çështje është rregulluar që të kalojë përmes Kuvendit. Pa e votuar Kuvendi Komunal, paratë nuk mund t’iu dalin profesorëve. Nuk ka formë tjetër”, ka thënë Shabani për Express.

    Por, Komuna e Prishtinës për të njëjtën çështje nuk ka probleme të ngjashme. Gjithashtu as komunat e tjera.

    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, ka thënë për Express se këto pagesa nuk janë punë e drejtorisë fare, e aq më pak të kalojnë përmes Kuvendit.

    “S’ka nevojë që pagesat të kalojnë përmes Kuvendit. Është procedurë e brendshme e shkollës, madje as e Drejtorisë së Arsimit nuk është. Por, e di që mjetet i shpërndajnë drejtorët e shkollave”, ka thënë Shpresa Shala për Express.

    Gjithashtu, Express ka kontaktuar edhe Jahë Salihin, drejtor i Shkollës Ekonomike i cili ka thënë se pagesat e tilla janë punë e shkollës dhe asnjëherë deri tash nuk ka ndodhur që pagesat të vonohen.

    “Deri tash asnjëherë nuk ka ndodhur që pagesat të vonohen. Gjithmonë pas afatit të janarit dhe qershorit janë paguar profesorët”, ka thënë Salihi për Express.

    Derisa profesorët e shkollave të mesme në Prishtinë janë paguar dy herë brenda vitit për punën e tyre dhe afati tjetër i janarit po afron, profesorët në Fushë-Kosovë ka shumë mundësi që këto para të mos i marrin fare në vitin 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i ekonomisë, Imer Raci, për FrontOnline ka folur lidhur me premtimet e partive politike për rritje të pagave, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar dhe lokalizuar të premten në rrugën “Sheshi i Arbërit” në Prishtinë, pas kishte urdhër arrest ndërkombëtar. Në raportin...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...
    Vip10 Janar 2025
    Sara është befasuar nga dy miqtë e saj më të mirë, Kledia dhe Niko. Ajo është gëzuar tejet shumë në momentin kur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.