×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Komuna e Ferizajt lidh kontratë rreth 100 mijë euro për vendosjen e kamerave në qytet

    Fatlum Berisha
    16 Nëntor 2022

    Komuna e Ferizajt ka nënshkruar një tender në vlerë 97 mijë euro për vendosjen e kamerave në qytet dhe mirëmbajtjen e tyre.

    72 kamera është paraparë të blihen për të bërë vëzhgimin e hapësirave të Ferizajt, raporton “Front Online”.

    97 mijë eurot mund të mos harxhohen krejt, meqë kontrata është publike kornizë, me ç`rast shpenzimet bëhen vetëm në bazë të nevojave për kamera e pajisje tjera.

    Kontratën e ka fituar konsorciumi “Cimi Electronic dhe Impact”.

    Këto kompani u zgjodhën fituese në mesin e katër operatorëve sa konkuruan për fitimin e tenderit.

    Ato ofertuan më lirë se të gjitha kompanitë tjera, raporton “Front Online”.

    Ky ishte njëherit edhe kriteri kryesor për dhënien e kontratës, i cili hyn në funksion po qe se kompanitë plotësojnë edhe kriteret tjera të kërkuara në Dosjen e Tenderit.

    Kontrata mes palëve, tashmë e firmosur, do të vlejë për dy vjet.

    Gjatë kësaj periudhe konsorciumi fitues do të ketë për obligim të mirëmbajë kamerat.

    Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë arritur që të finalizojnë marrëveshjen për vendosjen e sistemit të kamerave në hapësirat publike të kryeqytetit me Policinë e Kosovës.

    “Tash e sa kohë jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës për hartimin e marrëveshjes për vendosjen e sistemit të kamerave dhe mënyrën e mirëmbajtjes së rrjetit të kamerave në hapësirat publike të Kryeqytetit, marrëveshje e cila u nënshkrua sot”, ka thënë Rama.

    Komuna e Prishtinës planifikon të ndajë 1.2 milion euro për zgjerim të ndriçimit publik dhe vendosje të kamerave të sigurisë në hapësira publike nga buxheti i vitit 2023.

    Ky vendim erdhi pasi në një park të Prishtinës, një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar seksualisht nga 5 persona./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Mars 2025
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama ka përzgjedhur N.N.SH. WORLD MEDIUM, LIMITPROJECT SH.P.K, Rahovica Comerce SH.P.K. si fituese të...
    Lajme06 Mars 2025
    Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Mati Nissinen. Në takim, u diskutuan mundësitë për forcimin e...
    Lajme09 Prill 2025
    Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...
    Kronika09 Prill 2025
    Është zhdukur një grua në Ferizaj. Vëllai i saj ka raportuar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen. Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se...
    Kronika09 Prill 2025
    Një vajzë e mitur ka shkuar nga Ferizaj në Prizren për të bashkëjetuar me një person. Policia ka bërë të ditur se...
    Kronika09 Prill 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 84 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.