×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kompletohet përbërja e re qeveritare në Maqedoni

    FrontOnline
    23 Gusht 2020

    BDI bëri të ditur emrin e ministrit të ri për Shoqëri Informatike dhe Administratë me çka kompletohet përbërja e Qeverisë së së re që duhet të zgjidhet në Kuvend.

    Afati për dorëzimin e propozimit në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë skadon më 2 shtator. Pas zgjedhjets së Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, tani pritet që në ditët e ardhshme të caktohet sancë për zgjedhjen e Qeverisë së re.

    Në Qeverinë e re, pritet të ketë 19 ministri dhe jo 26 siç ishte në qeverinë e kaluar.

    Propozimet për ministrat e rinj u publikuan të mërkurën pas arritjes së koalicionit mes LSDM dhe BDI.

    Nga radhët e LSDM-së në Qeverinë e re do të jenë Oliver Spasovski i cili do të udhëheq sërish MPB-në, Radmilla Sheqerinska e cila u propozua të udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa propozim për ministër të Drejtësisë është Bojan Mariçiq.

    Bllagoj Boçvarski do të udhëheq me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, Jagoda Shahpasnka me MPPS-në, ndërsa Irena Setfanovska do të jetë ministra e re për Kulturë. Filipçe mbetet ministër i Shëndetësisë, ndërsa zëvendëskryeministrja Mila Carovska do të udhëheq me Ministrinë e Arsimit dhe shkencës. Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do të jetë zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane ndërsa Fatmir Bitiqi zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike. Ljupço Nikollovski zëvendëskryeministër për luftimin e korrupsionit.

    BDI do të udhëheq me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor. Do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin për Sistem politik, dhe për këtë post është propozuar Artan Grubi. Fatmir Besimi është propozuar në MF, Bujar Osmani në MPJ, Kreshnik Bekteshi në Ministrinë e Ekonomisë, Naser Nuredini në Ministrinë për Mjedis Jetësor, dhe Jeton Shaqiri në MSHIA.

    Propozimet për ministra të rinj të mërkurën morën pëlqimin e organeve më të larta të dy partive.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. Zëri i Amerikës vizitoi...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 68-vjeçare është gjetur i pajetë në Vlorë. Sipas policisë, ai është rrahhur me sende të forta, raporton Euronews.al...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.