×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i parimeve të përgjithshme të bashkëpunimit në fushën e prokurimit publik, për të shtyer përpara përpjekjet e përbashkëta për një proces efikas, efektiv dhe transparent në fushën e prokurimit publik.

    Kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Osman Vishaj, me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ka shtuar se KRPP do të sigurohet në vazhdimësi që të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim në veprime me OSHP-në dhe të gjitha institucionet gjegjëse për prokurim publik, me qëllim që në këtë fushë të ketë arritje në vazhdimësi si dhe ngritje të kapaciteteve dhe përgjegjësive para të gjitha palëve të interesit në prokurim publik dhe qytetarëve të Kosovës.

    Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik dhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, si dy institucione të pavarura dhe përgjegjëse në fushën e prokurimit publik, me anë të këtij Memorandumi do të arrijnë shkëmbimin e informatave, mbajtjen e takimeve të rregullta të përbashkëta për adresimin e çështjeve specifike të prokurimit, zotimin për bashkërendimin e veprimeve si dhe hartimin e politikave me qëllim të përmirësimit dhe implementimit të praktikave sa më të mira të prokurimit.
    Duke u bazuar ne Memorandumin e Mirekuptimit KRRPP dhe OSHP, do të bashkëpunojnë në themelim të grupit punues në përbërje të ekspertëve nga të dyja palët, organizime të rregullta, ndërmarrjen e koordinuar të masave me qëllim të reduktimit të korrupsionit, ngritje të transparencës , shkëmbim të eksperiencave në prokurim publik nga të dyja anët, përmbushje të agjendës së Integrimit Evropian.
    Të dyja palët nënshkruese u dakorduan që në mes tyre, të ketë një bashkëpunim të shpejt e efikas në çështje të interpretimeve dhe opinioneve që KRPP lëshon, e që OSHP do ti konsultojë në vazhdimësi. Po ashtu, palët u pajtuan që KRPP ta informojë OSHP-në për çfarëdo ndryshimi në politika, rregulla apo në platformën e e-prokurimit, që mund të kenë ndikim në vendimmarrjen e OSHP-së. /Front Online /

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Ekonomi03 Janar 2025
    Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë euro në periudhën janar-nëntor, nga 1,208 miliardë euro në të njëjtën periudhë të...
    Ekonomi25 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin...
    Të tjera
    Lajme09 Janar 2025
    Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve...
    Vip09 Janar 2025
    Vullneti u shpreh se Driloni ka urdhëruar Sarën duke i thënë se ‘më kurrë nuk guxon me nejtë me Vullnetin’. Ai u...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Sulmi rus në Zaporizhzhia të Ukrainës ka lënë të vdekur 13 persona dhe të plagosur mbi 100 të tjerë. Është bërë e...
    Vip09 Janar 2025
    Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, janë përfshirë në një debat të fortë rreth çmimit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shtrëngoi duart me ish-zëvendëspresidentin e tij Mike Pence dhe foli gjerësisht me ish-presidentin, Barack Obama gjatë...
    Lajme09 Janar 2025
    Arben Gashi i LDK’së ka thënë se ekipit garues të VV’së në zgjedhje u janë ndalë të gjitha paraqitjet televizibve. Kandidati për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.