×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komisioni nuk e trajton çështjen e Etem Arifit, thotë se Pacollit s’mund t’ia kontestojë askush imunitetin prej deputeti

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisẅ Kundër Korrupsionit.

    Aty është bërë shqyrtimi i shkresës së Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, dhe imuniteti i Behgjet Pacollit.

    Pas këtij takimi para mediave është deklaruar kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj.

    Ai ka thënë se nuk e kanë trajtuar çështjen për imunitetin e deputetit Etem Arifi, i cili është dënuar me 1 vjet burgim nga Gjykata.

    Kjo, meqë sipas tij, kjo çështje nuk përputhet me përgjegjësinë e komisionit që ai drejton.

    E sa i përket çështjes së dytë, asaj të Pacollit, tha se komisioni ka arritur në një përfundim që askush nuk ka të drejtë t’ia ndalojë ushtrimin e mandatit deputetit.

    “Ne si komision nuk i trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore. I dhamë këshillë kryetares që të respektojë Kushtetutën, ligjin. I bëjmë thirrje atyre që të mos dërgojnë çështje në komisione pa asnjë referencë. Çështja e dytë kishte të bënte me shqetësimin e deputetit Pacolli. Kjo në fakt bie në përputhje me temën që duhet trajtuar Komisionin. Pacollit dhe çdo deputeti tjetër duhet t’i mundësohet ushtrimi i mandatit. Këto ishin përfundimet që i nxorëm sot”, u shpreh ai.

    Mendim krejt ndryshe për këtë çështje shprehu anëtari tjetër i këtij komisioni, Artan Abrashi i VV-së.

    “Kemi të bëjmë me vendim të formës të prerë. Kur kemi nje vendim nga Gjykata ku është i dënuar deputeti nuk ka çka diskutohet më . Komisioni nuk ka dashur ta trajtojë këtë çështje. Nëse ka vendim të formës së prerë automatikisht i pushon mandati. Sa i përket çështjes se Pacollit ne nuk e konstatojmë imunitetin e deputetëve. Kemi menduar se kjo çështje nuk duhet te trajtohet nga ne por nga institucionet shëndetësore”, tha ai raporton Front Online.

     

    https://www.facebook.com/100224887998265/videos/979512689117966/

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Situatat e tensionuara dhe kaotike të ditëve të fundit në “Big Brother VIP”, sidomos pas ngjarjeve me Rogertin dhe debatet në studio,...
    Vip04 Mars 2026
    Pasi gazetari Burim Pacolli bëri të ditur se është sulmuar nga reperi Mossi dhe dy të tjerë, në rrjet janë publikuar pamje...
    Vip04 Mars 2026
    Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca për nisjen e procesit për zgjidhjen e presidentit të ri pritet të mbahen sonte, mëson gazeta Nacionale. Tashmë kanë filluar edhe...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit të sotëm....
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.