×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Komisioni Evropian dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2020

    Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë protestave që po zhvillohen prej 5 ditësh për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështjet e zgjerimit dhe fqinjësisë së BE-së, Ana Pisonero përmes një qëndrimi për Euronews Albania thekson se kërcënimi dhe intimidimi i gazetarëve është i papranueshëm.

    “Paketa e Zgjerimit për 2020 tregon qartazi nevojën për të pasur zero tolerancë ndaj frikësimeve dhe kërcënimeve kundrejt gazetarëve dhe medias në rajon.

    Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë të aftë ta bëjnë punën e tyre pa qenë të kërcënuar nga dhuna, sulmet apo intimidimet, për të siguruar që qytetarët kanë akses ndaj informacionit”, thuhet në reagimin e KE.

    Tri ditë më parë, dy shoqata të gazetarëve i bënë thirrje autoriteteve të vënë përpara përgjegjësisë punonjësit e policisë të cilët penguan dhe dhunuan gjatë detyrës gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.

    Përmes një postimi në Facebook “Shoqata e gazetarëve profesionistë të Shqipërisë” dhe “Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë”, shprehën indinjatën për dhunën e policisë drejt gazetarit Malësia teksa ky ishte duke raportuar për protestën e së enjtes, mbajtur për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rrasha.

    Malësia thuhet se u pengua, dhunua dhe shoqërua në polici pa të drejtë teksa ishte në detyrë.

    Gjithashtu, gjatë protestës së radhës, të mbajtur dy ditë më parë u shoqërua nga policia kryeredaktori i gazetës ‘Koha Jonë’, Qamil Xhani.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Të tjera
    Sport15 Janar 2025
    Barcelona do të provojë që të negociojë një marrëveshje të re me Ronald Araujon. Katalunasit do të tentojnë ta fortifikojnë uruguaianin pas...
    Sport15 Janar 2025
    Cleveland Cavaliers kanë fituar mbrëmë ndaj Indiana Pacers në xhiron e 39-të në NBA. Donovan Mitchell udhëhoqi Kavalierët me 35 pikë, përcjellë...
    Vip15 Janar 2025
    Me plot energji ka nisur sot ditën Gresa. Ajo madje u ngazëllye edhe me shijen e Vëllait të Madh, ndërsa u zgjodhi...
    Vip15 Janar 2025
    Mbërritja e zarfit të zi nga ‘Vëllai i Madh’ në shtëpi është bërë temë diskutimi mes të gjithë banorëve. Edhe Sara e...
    Vip15 Janar 2025
    Leo ka bërë një deklaratë aspak të pritshme mbi ato që shprehet se i ka thënë Driloni. Ai u shpreh se ato...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët të mbledhur në oborrin e shtëpisë tregonin gjëra nga më të ndryshmet për jetën jashtë izolimit. Driloni u shpreh se takimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.