×
  • Lajme
  • Lajme

    Komisionerja e BE’së për zgjerim thotë se menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë do të ketë lëvizje për dialogun

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, e ka përmendur shkurtimisht Kosovën duke folur para deputetëve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel të martën.

    Ajo tha se zgjerimi i BE-së sot është ndryshe nga mënyra se si ishte para katër a pesë vitesh dhe se tash “kemi një moment të ri pozitiv në BE”.

    “Për herë të parë në dhjetë vitet e fundit kemi mundësinë që gjatë mandatit tonë të anëtarësojmë në BE një, dy apo tri vende të reja anëtare. Por u kam thënë partnerëve javëve të fundit se nuk do të ketë lëshime kur janë në pyetje kriteret themelore dhe vlerat e BE-së“ ka thënë ajo.

    Për Kosovën, ajo foli krejt në fund kur u pyet nga një deputet i Parlamentit Evropian se çfarë pret nga zgjedhjet në Kosovë.

    „Kosova. Nuk e përmenda Kosovën. Atje do të ketë zgjedhje. Nuk pres se do të mund të lëvizim para zgjedhjeve por shpejt pas zgjedhjeve duhet të lëvizim. Sepse nuk mund të flasim për rajonin e Ballkanit Perëndimor nëse nuk flasim për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës ose ndaras se çfarë Kosobva është duke bërë e çfarë është duke bërë Serbia”, tha Kos.

    Komisionerja ndërkaq ka thënë se këtë vit pret zhvillime pozitive në procesin e zgjerimit ku pret progres më të madh sesa që ka pasur një djetë vitet e fundit.

    “Mund të kemi përparim gjatë presidencës polake më shumë sesa që kishim në dhjetë vitet e fundit, Mund të kemi deri në dhjetë konferenca ndër qeveritare“ ka thënë ajo.

    Kos gjithashtu ka paralajmëruar se së shpejti do të vizitojë Malin e Zi por edhe Shqipërinë, vende të cilat ajo i sheh si më të avancuarat në procesin e zgjerimit.

    “Mali i Zi ka vizion të mbarojë negociatat deri më 2026 dhe Shqipëria deri në vitin 2027. Ne do i mbështesim ato por duhet një punë shumë e madhe. Parimi i procesit të bazuar në merita duhet të jetë i vlefshëm edhe për vendet kandidate por edhe për vendet anëtare të BE-së. Pra kur kandidatët të përmbushin kriteret atëherë vendet e BE-së duhet të mundësojnë ecjen përpara“ ka thënë ajo.

    Pas zgjedhjeve që mbahen më 9 shkurt në Kosovë, pritet që shefja e re për politikë të jashtme e BE-së, Kaja Kallas, të realizojë turneun e parë të saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Në anën tjetër, I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak,ka paralajmëruar tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

    Kmisioni i Përbashkët është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    Në takimin e fundit në Bruksel më 17 dhjetor të vitit të kaluar, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë thënë se janë pajtuar për zbatimin e plotë të Deklaratës për personat e zhdukur. /REL/

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vuri theksin tek transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje. Ai theksoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët anembanë vendit....
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës. Nimani, ka thënë se Dardania tregoj...
    Lajme14 Janar 2025
    "Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka komentuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ish-kandidatit për...
    Lajme14 Janar 2025
    I ftuar në Debat Plus në RTV Dukagjini, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se prioriteti i tij...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Elmi Reçica, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Gadime të Lipajnit. Ai ka thënë se...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli ka thënë se duhet të merrim me të ardhmen e jo me batuta që bën...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.