Adam Sandler kalon pjesën më të madhe të kohës së tij të lirë me familjen e tij, dhe fotografët e kapën atë duke ecur nëpër Nju Jork këtë javë pas një kohe të gjatë. Dhe aktori 54 vjeç mezi u njoh në rrugë ndërsa ecte me familjen e tij pas një loje basketbolli që luajti me miqtë.
Ai kishte veshur një kombinim të rastësishëm dhe e fshehu fytyrën pas një maske mbrojtëse, por kur e hoqi atë, gjithashtu nuk ishte e lehtë ta njihje për shkak të mjekrës së madhe, flokëve dhe rrudhave të qarta. Ai shoqërohej nga gruaja e tij Jackie, e cila gjithashtu kishte një kombinim sportiv, dhe dy vajzat e tyre. Audiencat dhe kritikët i quajnë filmat e tij të marrosur, por ai nuk lodhet për këtë. Aktori nuk humbi kohë edhe gjatë pandemisë, dhe vitin e kaluar ai nënshkroi kontrata me Netflix për më shumë se 11 filma të rinj dhe një stand-up komedi.
Adhuruesit e tij kanë shkruar në mediat sociale muajt e fundit se është e qartë që Sandler fitoi disa kile të tepërta gjatë karantinës, por aktori i famshëm nuk e qan kokën aspak. Ai u takua me gruan e tij Jackie Adam në vitin 1998 në sheshinxhirim dhe ata u martuan pesë vjet më vonë në Malibu. Pasuria e tij vlerësohet në 420 milion dollarë dhe ai është një nga 20 aktorët më të pasur në botë./FrontOnline/