Kombëtarja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një vend në gjysmëfinale si lidere e grupit B.
Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, Kosova ka triumfuar me rezultat 35:33 pas një dueli të fortë dhe të hapur deri në sekondat e fundit.
Portieri Olt Kabashi ka qenë hero i ekipit, duke pritur një penallti vendimtare në minutën e pesëdhjetë e nëntë dhe duke realizuar dy pritje të tjera të jashtëzakonshme në minutën e gjashtëdhjetë, që kanë vulosur suksesin e skuadrës.
Në aspektin ofensiv, Olsi Mulaj ka shkëlqyer me dymbëdhjetë gola, duke qenë më efikasi në ekip. Amar Muqolli dhe Granit Kadiri kanë kontribuar me nga gjashtë gola secili.
Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën në turne, pasi të martën ka mposhtur Moldavinë./RTK