×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolegjit “UBT” i rrëzohet ankesa në KMSHK

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMSHK) e ka hedhur poshtë sot ankesën e kolegjit “UBT” ndaj portalit “Front Online”.

    Kolegji UBT muaj më parë është ankuar në KMSHK ndaj hulumtimit të “Front Online” me titull:

    “Prokuroria nis hetimet ndaj kolegjit “UBT”, regjistroi 1236 studentë më shumë”.

    Portali “Front Online” në shtator të vitit të kaluar, kishte nisur me botimin e serisë së hulumtimeve ndaj kolegjeve private për tejkalim të numrit të studentëve të regjistruar, ku, sipas dokumenteve të siguruara kolegji që udhëhiqet nga Edmond Hajrizi (UBT) kishte regjistruar 1236 studentë më shumë se sa që i kishte lejuar Ministria e Arsimit, me ç‘rast këta studentë do ta kenë të vështirë t’i nostrifikojnë diplomat e tyre.

    Kolegji UBT rrezikon diplomat e 1 mijë e 236 studentëve (Dokumente)

    Tre muaj pas botimit të këtij hulumtimi, në janar të këtij viti Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte nisur hetimet pas Kallëzimit Penal të bërë ndaj UBT-së nga Inspektorati i Arsimit, bazuar në dokumentet e botuara nga “Front Online” .

    Prokuroria nis hetimet ndaj kolegjit “UBT”, regjistroi 1236 studentë më shumë

    KMSHK në mbledhjen e së premtes (sot) votoi unanimisht kundër ankesës së Kolegjit UBT, me arsyetimin  se ankuesi në ankesën e tij  nuk ka arritur të paraqes asnjë provë materiale në lidhje me pretendimin e tij ose në të kundërtën e asaj që është pohuar në shkrimin e “Front Online”.

    KMSHK-ja ka hedhur poashtu edhe ankesën e Kolegjit “UBT” ndaj portalit “Gazeta Blic”.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.