×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Kolegji UBT rrezikon diplomat e 1 mijë e 236 studentëve (Dokumente)

    FrontOnline
    16 Shtator 2019

    Numrin maksimal të regjistrimit të studentëve për vitin akademik 2018/19, e ka tejkaluar edhe Kolegji UBT.

    1 mijë e 236 studentë të cilët janë pjesë e numrit të tejkaluar për regjistrim, do të hasin në vështirësi për vërtetimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit.

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në vitin 2017 kishte lansuar Sistemin e Menaxhimit të Informatave të Arsimit të Lartë (SMIAL), përmes të cilit, të gjitha institucionet e arsimit të lartë, obligohen që të deklarojnë numrin e studentëve të regjistruar për nivelin akademik përkatës.

    Libri Amëz i studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, ka për qëllim mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha të dhënave relevante për studentët e regjistruar në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

    Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC), në Agjencionin e Kosovës për Akreditim(AKA), është organ i cili vendosë për numrin e studentëve në programe studimore, në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë.

    Portali “Front Online” ka siguruar dokumente ekskluzive, ku shihet se në pesë programe, kolegji në fjalë tejkaloi numrin e studentëve sipas sistemit SMIAL.

    Front Online ka kontaktuar me MAShT-in, për ta pyetur se çfarë masash kanë ndërmarrë për t’i ndëshkuar kolegjet që kanë tejkaluar këtë numër të studentëve, mirëpo deri në publikimin e artikullit nuk kemi pranuar përgjigje.

    Edhe Kolegji UBT ka refuzuar të deklarohet, duke injoruar pyetjet e dërguara përmes adresës eletronike nga Front Online, rreth numrit të tejkaluar të këtyre studentëve.

    Gjetjet e raportit

    Në programin ‘Inxhinieri e Energjisë dhe Menaxhment’, në nivelin e pestë, numri maksimal i studentëve sipas AKA-së është 50, ndërsa në sistemin SMIAL gjenden vetëm 7 studentë.

    Sipas raportit që ka siguruar portali Front Online, ky kolegj e ka dorëzuar dosjen Excel shumë herët, prandaj edhe numri i studentëve nuk është i saktë.

    “Numri i studentëve nuk është i saktë, sepse është dorëzuar Excel-file shumë herët para mbylljes së afatit d.m.th. numri mund të jetë edhe më i madh, nuk është  dorëzuar regjistri sipas UA”, thuhet në këtë dokument, duke shtuar se kjo është formë e parregullt dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ.

    Programi ‘Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji’, në nivelin Bachelor i shkencës, sipas AKA-së duhet të kishte maksimalisht 60 studentë, mirëpo në sistemin SMIAL, numri i studentëve të regjistruar është 61, ndërkaq në Excel dosjen e dorëzuar nga kolegji, ky numër i studentëve arrin në 90.

    Ngjashëm ka ndodhur edhe me programin ‘Dizajn i Integruar’, në nivelin Bachelor, në të cilin sipas AKA-së ishte paraparë të regjistrohen 50 studentë.

    Në sistemin SMIAL figurojnë 51 studentë, mirëpo sipas dosjes së Excel-it, 237 studentë figurojnë si të regjistruar në këtë program.

    Numri maksimal i studentëve në programin ‘Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri’, në nivelin Bachelor i shkencës duhet të ishte 910.

    Në raport thuhet se në sistemin SMIAL, numri i studentëve është 916, ndërkohë që në dosjen e Excel-it, numri i studentëve të regjistruar ka arritur në 1 mijë e 42, e që gjithashtu përbën tejkalim të numrit të lejuar për regjistrimin e studentëve.

    Edhe në programin ‘Infermieri’, në nivelin Bachelor i shkencës, numri maksimal i studentëve duhet të ishte 50, ndërkohë që në sistemin SMIAL janë të regjistruar 52 studentë.

    Dosja Excel e dorëzuar nga kolegji në fjalë, shënon gjithsej 937 studentë të regjistruar.

    Historiku i problemit

    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ia kishte ndërruar vendin e punës, zyrtares e cila i kishte raportuar ministrit në detyrë, Shyqyri Bytyqi, për parregullsitë dhe shkeljet që janë bërë në procesin e verifikimit të diplomave për studentët e kolegjeve private.

    Kumrije Gagica ka qenë udhëheqëse e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, ku para tetë muajsh, përmes një email-i drejtuar ministrit Bytyqi, ajo kishte treguar se Librat Amëz të disa kolegjeve private, janë dorëzuar jashtë afateve ligjore që janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ për Librat Amzë të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

    Ajo madje kishte treguar edhe për rastet kur inspektorë të NARIC-ut, kanë bërë inspektime individuale dhe kanë kërkuar që të vuloseshin diplomat e studentëve që nuk ishin të regjistruar në Librat Amëz.

    Departamenti ‘NARIC’(Qendra Kombëtare për Njohjen e Diplomave) përpos funksionit të nostrifikimit të diplomave që vijnë nga jashtë Kosovës, aktualisht ka funksionin edhe të verifikimit të diplomave vendore, që synojnë të shkojnë jashtë shtetit për vazhdim të studimeve.

    Që nga koha kur ky email është publikuar, mediet në vendin tonë kanë raportuar për qindra raste të studentëve të cilët kanë diplomuar në kolegje të ndryshme, e të cilët nuk po arrijnë t’i vërtetojnë diplomat e tyre.

    Çështjen e mosregjistrimit të studentëve në Libra Amëz, e kishte ngritur edhe ish-kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi, i cili kishte treguar se studentëve të paregjistruar në këto libra, nuk do t’u njihet diploma apo studimet.

    Ministria e Arsimit kryesisht vazhdon të heshtë kundrejt pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj problematike. /FrontOnline/

    (Vazhdon)

    Kolegji “Heimerer” pranoi rreth 300 studentë më shumë, çka do të ndodhë me diplomat e tyre?

    Ekskluzive/Kolegji AAB tejkaloi numrin e regjistrimit të studentëve, Ministria e Arsimit hesht (Dokument)

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, thotë se është nevojshme që të ketë një format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti. Ai përmes një videoje propagandoi...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat në lidhje me gjendjen në pikat kufitare. MPB ka bërë të ditur se pritjet...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.