Ndeshja më e madhe e futbollit evropian, “El Clasico” numër 182 i ka takuar Real Madridit.
Në mbrëmjen e sontme, Real Madridi ishte nikoqir i rivalit të përbetuar, Barcelonës, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e cila u zhvillua në “Alfredo di Stefano” i takoi skuadrës së Zinedine Zidanes me rezultat 2:1.
Pas ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka reaguar ashpër, duke kritikuar edhe nivelin e referimit.
“Ne nuk ishim të mirë në pjesën e parë, as në mbrojtje as në sulm. Në pjesën e dytë ishim më kreativ, krijuam më shumë raste dhe ishim pranë golit të dytë”, ka thënë trajneri holandez.
“I kërkoj gjyqtarit t’i marrë vendimet e drejta. Ishte penallti e qartë”, tregoi ai.
“Nuk e di pse është VAR-i në Spanjë. Të gjithë mendojnë se është krim. Koha shtesë ishte vetëm katër minuta”, shtoi Ronald Koeman./FrontOnline/