×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Koci për takimin Kurti-Krasniqi: Do të ishte e rrugës që të thirrej nga presidentja Vjosa Osmani

    FrontOnline
    13 Maj 2024

    Politologu Melazim Koci ka thënë sot se do të ishte e rrugës që takimin me krerët e partive politike, të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, të thirrej nga presidentja Vjosa Osmani.

    Sipas tij, kjo pasi takimi i thirru nga kryeministri është refuzuar nga dy partitë opozitare LDK e AAK, për faktin se Albin Kurti është kryetar i partisë.

    Ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që më vonë një takim i të gjithë krerëve të partive politike të realizohet nëse do të vijë nga presidentja Osmani.

    “Çdo takim ndërmjet subjekteve politike është i mirëseardhur. Është evidente që Kosova në fazën e ardhshme do të ballafaqohet me sfida bukur të mëdha. Nuk jam i sigurt nëse pikërisht kryeministri është ai që do të duhej të thirrte takime të tilla. Është ide e mirë, por mendoj se do të ishte më e qëlluar nëse presidentja Osmani do të thirrte një takim të tillë me të gjitha partitë duke përfshirë edhe VV-në sepse kryeministri është palë, është kryetar i VV-së. Mendoj se si ide është e qëlluar. Nëse nuk do të ketë konsensus kësaj radhe për faktin që kanë refuzuar LDK e AAK, unë nuk e përjashtoj mundësinë që më vonë një gjë e tillë të realizohet, nëse do të vinte nga presidentja Osmani”, ka thënë ai.

    Koci ka thënë se vendit në këtë kohë i duhet më shumë se kurrë një konsensus i partive politike  rreth marrëveshjes franko-gjermane, përkatësisht Asociacioni dhe çështjes së dialogut.

    “Mendoj që është imperativ një gjë e tillë për dy shkaqe, Kosovës aktualisht i duhet shumë, më shumë se kurrë një konsensus rreth dy çështjeve. E para është çështja e marrëveshjesh franko-gjermane përkatësisht Asociacioni që është brenda saj dhe e dyta çështja e dialogut. Është shumë e rëndësishme që klasa politke të unifikohet në një qëndrim rreth këtyre dy çështjeve, sepse kështu e forcon pozicionin negociator,  qoftë në raport me Serbinë, qoftë në raport me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë ai./EO

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.